Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Serbia e Kosova, hetime ndaj Radojçiçit: Ende, asnjë kërkesë për ekstradim

03/10/2023
Serbia e Kosova, hetime ndaj Radojçiçit: Ende, asnjë kërkesë për ekstradim
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetime paralele kanë nisur ndaj Milan Radojçiçit lidhur me sulmin e Banjskës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është aktualisht në procesin e mbledhjes së informatave dhe dëshmive në lidhje me këtë rast. Në të njëjtën kohë, hetimet për ish-nënkryetarin e Listës Serbe dhe ngjarjen në veri kanë nisur nga Prokuroria e Serbisë, por nuk është e qartë nëse dy institucionet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Zëdhënësi i BE-së, Petër Stano deklaroi një ditë më parë se, Kosova ka mandatin të hetojë sulmin e 24 shtatorit dhe se Serbia ka detyrimin të bashkëpunojë me të, pa kushte. Edhe pse Radojçiçi mori përsipër përgjegjësinë e sulmit të armatosur, autoritetet kosovare vazhdojnë të këmbëngulin se pas Radojçiçit qëndron lidershipi serb, ndërsa Beogradi mohon të ketë gisht.

Madje si për ta vulosur këtë në sytë e opinionit publik dhe ndërkombëtareve, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi në një intervistë për CNN se të gjithë ata që morën pjesë në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë “do të japin llogari para institucioneve të Serbisë”.

“Radojçiç është në territorin e Serbisë“, u shpreh ai, “dhe prokuroria do të bëjë punën e saj“.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se, deri më tani prokuroria që merret me rastin e sulmit në Banjskës, nuk ka bërë ndonjë kërkesë për ekstradimin e Radojçiçit dhe të tjerëve, nga Serbia në Kosovë.

“Në momentin që do të kemi kërkesa për çështje ndërkombëtare apo për çfarëdo bashkëpunimi tjetër, sigurisht që do t’i paraqesim tek institucionet përgjegjëse, në këtë rast te Serbia, pa vonesa“, u shpreh ajo, duke shtuar se megjithatë vendi fqinj ka refuzuar deri më tani çdo lloj bashkëpunimi me Kosovën ndaj e konsideron se ndërhyrja ndërkombëtare, do të jetë e domosdoshme.

Previous Post

Nobeli i këtij viti në Fizikë shpërblen eksperimentet me dritën

Next Post

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

Related Posts

Kosovë

Osmani akuzon Serbinë se po rrezikon paqen në rajon

04/11/2025
Rajon

Gjetjet nga raporti më i ashpër i Komisionit Evropian ndaj Serbisë- Institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura

04/11/2025
Kosovë

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025
Kosovë

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

04/11/2025
Kosovë

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Rajon

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

03/11/2025
Next Post
Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025

Babai i Lamine Yamal fejohet me një vajzë vetëm 5 vite më të madhe se djali i tij

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk