Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Serbi: Dhunë, kaos dhe kërcënime

20/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas nëntë muaj protestash relativisht paqësore, rrugët e Serbisënuk janë më të mbushura me marshime paqësore, por me skena që i ngjajnë një gjendjeje lufte. Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë, shkopinj, gaz lotsjellës, bomba tymi, fishekzjarrë dhe zyra të shkatërruara të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet përsëriten natë për natë në të gjithë vendin.

Neda Vrebac nga Asambleja Qytetare e Novi Sadit ka qenë në rrugë për muaj të tërë. Ajo thotë se njerëzit janë të zemëruar dhe se dhuna në rrugë është vetëm një reagim ndaj dhunës së regjimit.

“Ne u gjetëm para bajonetave, pa e kuptuar fare”, thotë Vrebac për DW. “Unë personalisht, por edhe qytetarë të tjerë që marrin pjesë rregullisht në protesta, ndihemi shumë të shqetësuar, të pasigurt dhe kjo është pasojë e faktit se jetojmë në fashizëm, me të gjitha manifestimet e tij”, shton Vrebac.

Protestuesit në rrugë shpesh nuk e dinë nëse po përplasen me policinë apo me parapolicët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiqit. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë grupe të rinjsh me shkopinj dhe gjëra të tjera që sulmojnë protestuesit, Në media thuhet se midis mbështetësve të SNS-së dhe Vuçiqit ka dhe njerëz që më parë janë dënuar për tentativë vrasjeje, sjellje të dhunshme, madje edhe një ish-udhëheqës tifozësh, i cili u dënua për vrasjen e tifozit francez Brice Taton në vitin 2009.

“Qeveria, me ndihmën e kriminelëve të partisë, shpalli luftë në rrugë kundër qytetarëve. Por nuk ka më tërheqje, jemi djegur deri në palcë, thonë qytetarët. Ata e kanë kuptuar se me mafian dhe paramilitarët nuk ka demokraci, se nuk ka më biseda me mafian përveçse për dorëzimin e pushtetit”, tha për DW Radivoje Jovoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Ai beson se dhuna në rrugë është rezultat i nervozizmit të qeverisë, e cila nuk është në gjendje të zgjidhë krizën.

“Është qeveria që refuzoi të pranonte kërkesat e drejta të protestës, ajo që filloi të shkelte mbi trëndafila. Por këta trëndafila i dolën me gjemba. SNS nuk na besoi kur thamë ‘kini kujdes nga zemërimi i një njeriu të duruar’ dhe tani ata kanë kryer krime që kanë përshpejtuar fundin e tyre”, shton Jovoviq.

Përgjigja e shtetit
Ndërkohë edhe policia ka filluar të përdorë dhunë. Qytetarët dhe media kanë regjistruar një sërë shembujsh të brutalitetit policor në kamera. Një studente nga Beogradi, Nikolina Singjeliq, dëshmoi se komandanti i një njësie për sigurimin e objekteve, Marko Kriçak, “e qëlloi me shuplakë dhe ia përplasi kokën në mur”, duke e quajtur “kurvë”.

“Ai kërcënoi se do të më zhvishte dhe do të më përdhunonte para të gjithëve, që të gjithë ta shikonin. Isha tepër e frikësuar”, tha ajo për televizionin N1.

Së shpejti pasuan edhe arrestimet masive. Disa media të regjimit publikuan pamje që tregonin të rinj të gjunjëzuar pas një muri me duart pas shpine, me nga një oficer policie që qëndronte pas secilit prej tyre.

Pamjet të kujtojnë imazhe nga kampet e luftës, dhe Neda Vrebac. Të patkën tre prej personave të arrestuar dhe gjunjëzuar me kokë drejt murit nuk kanë qenë fare në protesta. Njëri prej tyre është Vukashin Kuriliq, familjen e të cilit ajo e njeh personalisht.

“E arrestuan ndërsa po kthehej nga dyqani për në shtëpi. Ai mbante disa çanta në dorë. Si një fëmijë i vogël, ai tha se nuk ka bërë asgjë. E kontrolluan, gjetën një inhalator astme me vete dhe menduan se ishte sprej me piper dhe e futën në një furgon policie. Ai nuk ka pasur shkelje ligjroe kurrë”, thotë Neda Vrebac për DW.

Vuçiq kërcënon me “përgjigje të ashpër”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiqpremton një përgjigje të ashpër nga shteti brenda pak ditësh, por mohoi se do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme. “Në një moment të caktuar, do të shihni vendosmërinë e plotë të shtetit të Serbisë. Ne do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të rivendosur rendin dhe paqen në vendin tonë. Ne do ta bëjmë këtë. Ne do t’i kundërvihemi të gjitha presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë, që na paralajmërojnë dhe thonë se çfarë duhet të bëjmë në vendin tonë. Ata kanë arritur të sjellin kaos në vendin tonë por ne do të fitojmë”, tha Vuçiq.

Në një konferencë për shtyp, ai akuzoi studentët dhe qytetarët që po protestojnë për përmbysjen e shtetit, duke i krahasuar ata me fashistët dhe nazistët. Është vetëm çështje ditësh para se të vrasin dikë, tha ai.

Shumë njerëz i frikësohen skenarit të dhunshëm
“Kam frikë për jetët njerëzore. Jetën tonë, jetën e qytetarëve të pafajshëm, fëmijëve, aktivistëve”, thotë Neda Vrebac. Por ajo ka frikë se regjimimund edhe të vrasë dikë nga radhët e tij në mënyrë që të përshkallëzojë edhe më tej dhunën.

“Mendoj se ai është i gatshëm për çdo gjë, sepse ka sasi të mëdha parash dhe mafie përreth tij. E ju e dini se si funksionon mafia”, thotë Neda Vrebac.

Gjendja e pafuqisë mbetet
Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike, Zoran Stojilkoviq, e quan këtë gjendje një ekuilibër të pafuqisë në të cilën asnjëra palë nuk ka epërsinë vendimtare dhe nuk ka ndonjë strategji të qartë.

“Mendoj se vetë Vuçiq nuk dëshiron një gjendje të jashtëzakonshme, sepse ai nuk ka kapacitet ta mbajë atë kur njerëzit nuk janë të gatshëm ta respektojnë. Është e qartë që qytetarët nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë. Ajo që është e dëshirueshme është sigurisht që të ndodhë një lloj dialogu, të ketë kushte relativisht të drejta zgjedhore dhe zgjedhje brenda pak muajsh deri në fund të këtij ose fillim të vitit të ardhshëm”, vlerëson Stojilkoviq.

Kjo është arsyeja pse është me rëndësi thelbësore, që studentët që ende besojnë të mobilizojnë qytetarët për një arritje politike. “Duhet t’u tregosh qartë njerëzve se çfarë do të marrin kur të fitojnë dhe çfarë duhet bërë që gjërat e këtilla të mos përsëriten kurrë”, shton Stojilkoviq.

Ndryshe, në Serbi mund të ketë skenarë të tjerë që mund të çojnë në protesta dhe greva masive, me dhunë dhe pasiguri konstante./Dw

Previous Post

VLEN: BDI, vegël e Beogradit dhe promotore e kapitalit serb në Maqedoni

Next Post

Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion në një autostradë të Gjermanisë, raportohet për rreth 30 të lënduar

Related Posts

Rajon

Vuçiç: Serbia do përballet me sfida të mëdha për Kosovën, shkak aleancat ushtarake

10/09/2025
Rajon

Nuk është më nën kontrollin e Vuçiq, shkarkohet shefi i Njësisë Speciale të MPB-së serbe

07/09/2025
Botë

Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, futet në 12 më të mirat në botë për vitin 2025

06/09/2025
Rajon

Policia zbuloi 70 mijë euro në kufirin Kroaci-Serbi, shikoni ku i kishte fshehur (VIDEO)

06/09/2025
Botë

19 vite në arrati, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar në të gjithë Evropën, e “tradhtoi” tatuazhi

05/09/2025
Rajon

Skandali me ndalimin e filmit shqiptar në Podgoricë, reagon presidenti i Malit të Zi

05/09/2025
Next Post

Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion në një autostradë të Gjermanisë, raportohet për rreth 30 të lënduar

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

13/09/2025

Mexhiti paralajmëron boom investimesh infrastrukturore në Çair: Komuna e Çairit shndërrohet në kantier ndërtimi

13/09/2025

Mexhiti në Teneqe Mahallë të Çairit: Politika e vërtetë bëhet me njerëzit

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk