Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Senati miraton kandidaturën e Presidentit Trump për postin e drejtorit të Buxhetit

07/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Senati amerikan i udhëhequr nga republikanët konfirmoi të enjten kandidatin e Presidentit Donald Trump, Russell Vought, për postin e Drejtorit të zyrës së Menaxhimit të Buxhetit, duke i dhënë frenat e financave të qeverisë një konservatori të vijës së ashpër, që mbron filozofinë e reduktimit të kompetencave të Kongresit mbi paratë e taksapaguesve.

Kandidatura e zotit Vought, u miratua me me 53 pro dhe 47 kundër, pas një seance maratonë, gjatë së cilës demokratët e akuzuan atë si një ideolog të rrezikshëm të ekstremit të djathtë dhe kritikuan republikanët për konfirmimin e kandidaturës së Presidentit Trump, pa bërë shqyrtimin e duhur.

Zoti Vought, i cili drejtoi Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit edhe gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, shkaktoi shqetësime mes anëtarëve të të dyja partive, me kritikat e tij ndaj një ligji të vitit 1974, që parandalon presidentët të bllokojnë në mënyrë të njëanshme fondet e miratuara nga Kongresi.

Në seancat dëgjimore për konfirmimin e tij në dy komisione të Senatit (Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe ai për Buxhetin), zoti Vought tha vazhdimisht se besonte se ky ligj ishte antikushtetues, një pozicion që edhe kryetarët republikanë të komisionëve, thanë se nuk e mbështesnin plotësisht.

Javën e kaluar, Zyra e Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë lëshoi një urdhër për ngrirjen e qindra miliarda dollarëve në ndihma financiare, apo kredi federale.

Shtëpia e Bardhë tha se ngrirja ishte e nevojshme për t’u siguruar që programet e ndihmës të ishin në përputhje me prioritetet e Presidentit Trump.

Shtëpia e Bardhë e anuloi urdhrin, pas vendimit të një gjykatësi federal që bllokoi përkohësisht ngrirjen e fondeve.

Megjithatë vendimi i administratës ngjalli frikë të gjerë mbi fatin e shërbimeve thelbësore të financuara nga qeveria si dhe shqetësime se Presidenti Trump mund të ndërmarrë veprime të njëanshme kundër programeve të tjera të financuara nga qeveria.

Demokratët u përpoqën të lidhin rolin e zotit Vought në hartimin e dokumentit të së djathtës ekstreme të njohur si “Projekti 2025”, me një sërë veprimesh të administratës, përfshirë veprimet e njëanshme që në thelb po çojnë drejt mbylljes së Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe shkarkimin e prokurorëve në Departamentin e Drejtësisë.

“Qoftë ajo çka po ndodh me punonjësit federalë, me USAID-in, me prokurorët e Departamentit të Drejtësisë, e gjithë kjo është vepër e Russell Vought-it“, tha udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer gjatë fjalës së tij në seancën e konfirmimit të zotit Vought.

Zoti Schumer shtoi se “ai po punon për të dëmtuar amerikanët”.

Republikanët vlerësuan përvojën e zotit Vought si drejtor për Buxhetin dhe rolin ai do të luajë në shkurtimin e atyre që ata i cilësuan shpenzimeve të kota qeveritare.

“Identifikimi i mënyrave për të frenuar shpenzimet tona – duke patur si objektiv paratë që shkojnë dëm, duhet të jetë përparësi. Jam i bindur se zoti Vought do të luajë një rol udhëheqës drejt arritjes së këtij objektivi”, tha këtë javë udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune.

“Nuk ka dyshim se ai do të veprojë me shpejtësi në këtë drejtim”, shtoi ai./VOA

 

Previous Post

Trump në një mendje me Musk: Ta mbyllim USAID-in!

Next Post

E rëndë, ndërron jetë 11-vjeçarja në spitalin e Durrësit

Related Posts

Botë

Pas zjarreve, Greqia goditet nga tërmeti

13/08/2025
Botë

Trump: Takimi i radhës mund të jetë mes meje, Putin dhe Zelensky

13/08/2025
Botë

Ministrat e 24 vendeve: Duhet veprim urgjent për t’i dhënë fund urisë në Gaza

12/08/2025
Botë

Intensifikohen sulmet izraelite në Gaza, 89 të vrarë në 24 orët e fundit

12/08/2025
Botë

SHBA i pezullon për 90 ditë tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

11/08/2025
Botë

Tragjedi në Angli! Një person humb jetën pas një përleshje me disa adoleshentë

11/08/2025
Next Post

E rëndë, ndërron jetë 11-vjeçarja në spitalin e Durrësit

Serbët sulmojnë në Beograd tifozët polakë

13/08/2025

PSG fiton Superkupën e Evropës

13/08/2025

Mexhiti: Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri edhe Marrëveshja e Ohrit

13/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk