Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Sëmundja që e fshehu gjatë gjithë turit, Justin Timberlake trondit rrjetin

31/07/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Justin Timberlake ka zbuluar se është diagnostikuar me një sëmundje serioze, të cilën e mori vesh gjatë turit të tij botëror “Forget Tomorrow”. Këngëtari 44-vjeçar tha se kjo sëmundje e quajtur Lyme (infeksion bakterial), i dha shpjegim lodhjes ekstreme dhe dhimbjeve të forta nervore që ndjente gjatë performancave në skenë.

Në një postim emocional në Instagram pas përfundimit të turit në Turqi, Timberlake shkroi: “Siç e dini, jam një person shumë privat. Por teksa reflektoj mbi këtë tur të gjatë dhe të vështirë, dua të ndaj me ju çfarë kam kaluar në prapaskenë.”

Ai tregoi se ishte përballur me një sërë problemesh shëndetësore që e detyruan ta konsideronte ndërprerjen e turit, por vendosi të vazhdonte, duke u mbështetur tek dashuria për skenën dhe muzika.

“Gëzimi që më jep performanca e mbizotëroi dhimbjen,” tha ai.

Pavarësisht se mjekët ia kishin sugjeruar ndërprerjen, Timberlake vazhdoi turneun e nisur në prill 2024, duke e përfunduar më 30 korrik në Turqi. “Jo vetëm që i provova vetes forcën mendore, por krijova kujtime të paharrueshme me ju,” tha ai.

Ai u ndal edhe te kritikat e fundit që kishte marrë në rrjete sociale për performanca “të vakëta”. “Po përpiqem të jem më transparent për betejat e mia, që të mos keqinterpretohen,” shkroi Timberlake.

Këngëtari është përballur më herët edhe me sfida të tjera. Në shtator 2024, ai u deklarua fajtor për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të detajeve nga marrëdhënia e tij me Britney Spears.

Justin Timberlake, ish-anëtari i grupit NSYNC, është një ndër artistët më të suksesshëm në histori me 10 çmime Grammy në karrierën e tij solo. Ai është i martuar me aktoren Jessica Biel.

Previous Post

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua” – Osmani ia jep shtetësinë e Kosovës Dua Lipës!

Next Post

Blero sërish gati për martesë?

Related Posts

Showbiz

Ja kur pritet të ndodhë dasma e Ronaldos dhe Georginës

24/08/2025
Showbiz

Përfundon drama! Vesa dhe Mirlindi i japin fund “heshtjes”

24/08/2025
Showbiz

Xheneta ndez rrjetin me bikine, mesazhi i saj në spanjisht habit fansat

24/08/2025
Showbiz

Kida nis pushimet me të fejuarin, shfaqet përvëluese

24/08/2025
Showbiz

Anisa Veseli kthehet në “kopje” të Sara Kolamit

24/08/2025
Showbiz

Pas lindjes së djalit, Dafina Zeqiri merr një vendim të papritur

23/08/2025
Next Post

Blero sërish gati për martesë?

Fetai: Struga e bukur u turpërua nga Merko, por kapitulli i ri po vjen

24/08/2025

Ibrahimi nga Struga: 19 tetori do ta sjellë ndryshimin e madh me Mendi Qyrën

24/08/2025

Zakonet e heshtura që dëmtojnë organet tona

24/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk