Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Selmani: Ndryshimet në kodin penal, stimulojnë edhe më shumë krimin!

10/09/2023
Selmani: Ndryshimet në kodin penal, stimulojnë edhe më shumë krimin!
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal, për uljen e dënimeve me burgim për bartësit e funksioneve shtetërore, stimulon edhe më shumë krimin dhe korrupsionin në vendin tonë, vlerëson profesori universitar, Bashkim Selmani.

Në këtë mënyrë, ai thotë se bëhet e qartë se krimi dhe korrupsioni ka gjunjëzuar jo vetëm sistemin e shtetit por edhe gjyqësorin.

Sa i përket arsyetimit të Qeverisë se është bërë harmonizimi i Kodit Penal me praktikën e BE-së, Selmanit i duket e palogjikshme sepse në shtete europian në raste të keqpërdorimeve dorëheqjet si akt moral janë të menjëherëshme, ndërsa tek ne, akti moral nuk vjen në shprehje e sanksionimi edhe më hiq.

“Nuk sillet ligji europian pa e lexuar gjendjen faktike, kur dihet se krimi dhe korrupsioni janë shtylla bazë e funksionimit të këtij sistemi. Në këtë rastë vetëm aty ku ka benefite thuhet europiane e nga ana tjetër plotësimin e kushteve dhe kritereve ku qytetarët duhet të mbrojnë interesat e tyre, ata më tepër thirren vetëm për të mbrojtur interesat individuale, grupore ose partiake, por jo dhe interesin qytetar. Europa ka shumë standarde të ligjeve të ndryshme, por nuk merren vetëm ato ku është interesi i grupeve ose interesave të caktuara sepse gjendja faktike në RMV është tjetër e në vendet perëndimore sanksionet morale janë shumë më të larta se sa ajo që është ana materiale” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

Selmani thotë se duke analizuar momentin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese të cilat ishin me procedur të shpejtë dhe pa as një debat, lë të dyshosh se këto ndryshime janë bërë në shkëmbim të ndryshimeve kushtetuese.

“Asnjëra nga partitë politike nuk ka dhënë një llogari ku do të kundërshtoheshin sjelljet e këtyre ligjeve, por përkundrazi këto në bashkëpunim qoft në mënyrë publike ose të heshtur janë në vijën e drejt të krimit dhe korrupsionit. Kjo rrezikon edhe vetë mënyrën e funksionimit të shtetit. Nga njëra anë dëshirë për BE-në, e nga ana tjetër përmes krimit dhe korrupsionit nuk mund të shkohet në Bashkimin Europian. Kjo qasje dita ditës vështirëson dhe humb luftën psikologjike ndaj krimit dhe korrupsionit” – u shpreh Selmani.

Këto ndryshime, të cilat pushteti thotë se i ka sjellë për t’i harmonizuar me legjislacionin europian, Selmani thotë se do ta vështirësojnë edhe më shumë luftën ndaj krimit të organizuar në vendin tonë.

Previous Post

‘Hala’ thotë Getinjo në këngën e re (VIDEO)

Next Post

Trajneri Hansi Flick shkarkohet nga kombëtarja e Gjermanisë

Related Posts

Aktuale

Kryparlamentari Gashi i propozon partive nëshkrimin e një Deklarate për zgjedhje fer dhe demokratike

25/08/2025
Maqedoni

Aksion i policisë financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë- arrestohen 7 persona, dyshohen për krim financiar mbi 7 milionë euro

25/08/2025
Maqedoni

Ahmeti: Vepra e Komandant Kumanovës frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare

25/08/2025
Maqedoni

Shaini: Për një vit qeverisje mbyllëm deponinë famkeqe të Nikushtakut

25/08/2025
Maqedoni

Selami:Le të fillojmë nga Gazi Baba për të ngritur gjithë Shkupin

25/08/2025
Aktuale

Izet Mexhiti homazhe tek shtatorja e Komandant Kumanovës: Ai është heroi që u bë flamur i qëndresës shqiptare

25/08/2025
Next Post
Trajneri Hansi Flick shkarkohet nga kombëtarja e Gjermanisë

Trajneri Hansi Flick shkarkohet nga kombëtarja e Gjermanisë

Kryparlamentari Gashi i propozon partive nëshkrimin e një Deklarate për zgjedhje fer dhe demokratike

25/08/2025

Aksion i policisë financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë- arrestohen 7 persona, dyshohen për krim financiar mbi 7 milionë euro

25/08/2025

Ahmeti: Vepra e Komandant Kumanovës frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk