Byroja e Metrologjisë shënon Ditën Botërore të Metrologjisë!
Selami: Presim përkrahje maksimale nga ministri Bekteshi për Ligjin e ri të Metrologjisë!
Fjalimi i plotë i drejtorit Avdyl-Selam Selami
20 maji – Dita Botërore e Metrologjisë është një ngjarje e festuar nga më shumë se 80 vende.
Kjo datë u zgjodh si shenjë e nënshkrimit të Konventës së Matësit më 20 maj 1875, e cila shënoi fillimin e bashkëpunimit formal ndërkombëtar në fushën e metrologjisë. Dita Botërore e Metrologjisë organizohet dhe festohet bashkërisht nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave (BIPM) dhe Organizata Ndërkombëtare për Metrologjinë Ligjore (OIML) me pjesëmarrjen e institucioneve kombëtare përgjegjëse për metrologjinë.
Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Metrologjisë është “Matje që mbështesin sistemin global të ushqimit”, e zgjedhur për shkak të sfidave në rritje të ndryshimeve klimatike
dhe shpërndarjes globale të ushqimit në një botë, popullsia e së cilës ka arritur në 8 miliardë në fund të vitit 2022.
METROLOGJIA është shkenca mbi matjen. Metrologjia nuk ka asnjë lidhje me parashikimin e motit, por shënon ndikimin e matjeve në jetën tonë të përditshme.
Pse është e rëndësishme metrologjia?
Matjet e sakta dhe të qëndrueshme mundësojnë tregti të drejtë, garantojnë cilësi në prodhim dhe mbështesin inovacionin, matjet e sakta janë funksion të sigurisë, shëndetit dhe cilësisë së jetës, mundësojnë efikasitet në zbatimin e rregulloreve dhe rrisin konkurrencën e industrive.
Kush ka nevojë për matje të sakta dhe të besueshme?
Industria, shkenca, mjekësia, bujqësia, tregtia, shëndeti dhe siguria e njerëzve, mbrojtja e mjedisit, me një fjalë – të gjithë ne në jetën tonë të përditshme.
Kush i bën ato matje?
Byroja e Metrologjisë, e cila është organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në cilësinë e personit juridik. Byroja e Metrologjisë është institucion shtetëror kombëtar i metrologjisë, me kompetenca të përcaktuara me ligj. Ato përfshijnë fushat e metrologjisë industriale/shkencore (kalibrimi dhe testimi i standardeve dhe pajisjeve matëse me një Sistem të Menaxhimit të Cilësisë të krijuar plotësisht, sipas standardit MKS EN ISO/IEC 17025:2018), metrologjisë ligjore (verifikimi i matësve dhe sistemeve matëse, mbikëqyrja metrologjike e produkteve të ambalazhuara, kontrolli i metaleve të çmuara), si dhe homologimi i automjeteve.
Byroja e Metrologjisë është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare për metrologji shkencore/industriale dhe juridike, në të cilat merr pjesë aktive dhe përfaqëson Republikën e Maqedonisë së Veriut. Byroja e Metrologjisë është institucion detyra e të cilit konsiston në zbatimin e plotë të dispozitave të Ligjit për metrologji dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin e sistemit metrologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njohjen e tij në në nivel ndërkombëtar, me qëllim arritjen e synimeve globale për cilësinë e ekonomisë kombëtare.
Si mbajtës i infrastrukturës së metrologjisë, Byroja e Metrologjisë ka përcaktuar qëllimet strategjike, të cilat përfshijnë:
– Zhvillimi dhe zbatimi i politikës për infrastrukturën metrologjike kombëtare;
– Sigurimi i kushteve në laboratorë për realizimin dhe njohjen e standardeve
kombëtare;
– Anëtarësimi në organizata evropiane dhe ndërkombëtare të metrologjisë dhe
pjesëmarrja në projekte kërkimore dhe inovative në metrologji;
– Promovimi dhe aplikimi i modelit të disperzuar të infrastrukturës
metrologjike;
– Udhëheqja në fushën e infrastrukturës së cilësisë, së bashku me shtyllat e
tjera të infrastrukturës (Ministria e Ekonomisë, Instituti i Akreditimit dhe Instituti i Standardizimit);
– AQUIUS dhe transpozimi i legjislacionit evropian në Ligjin e ri për Metrologjinë dhe aktet nënligjore, për çka presim mbështetje dhe ndihmë të parezervë nga Ministria e Ekonomisë;
– Sigurimi i vazhdueshëm i stafit teknik profesional dhe të trajnuar për punë në laboratorët e kalibrimit dhe testimit përmes punësimeve të reja;
– Zbatimi i praktikës evropiane për paraqitjen e Byrosë së Metrologjisë si institucion i pavarur (në kuadër të kompetencave) për metrologji dhe institucion i specializuar për metrologji, para infrastrukturës së metrologjisë vendase dhe të huaj;
– Përfshirjen të një planifikimit real dhe të qëllimshëm të burimeve financiare, pa asnjë ndikim nga institucionet politike, për marrjen e parametrave realë të nevojshëm për projekte të mëtejshme zhvillimore.
Ne edhe në vitet në vijim vazhdojmë me një dinamikë të shtuar të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave me kolegë dhe ekspertë në rajon dhe më gjerë, për të vazhduar të ndjekim trendet dhe teknikat më të fundit në testimin, kalibrimin dhe verifikimin e instrumenteve matëse.
E gjithë kjo do të kontribuojë në optimizimin e punës së Byrosë së Metrologjisë dhe do të mundësojë një nivel më të lartë të cilësisë së shërbimeve që ne ofrojmë, sepse ne gjithmonë përpiqemi që përvojën dhe njohuritë tona të fituara ta vëmë në punë për përdoruesit e shërbimeve, për zhvillimin e komunitetit në tërësi.
Si drejtor i Byrosë së Metrologjisë, dua të uroj këtë ditë të gjithë metrologët, e veçanërisht punonjësit e Byrosë së Metrologjisë, me të cilët na presin edhe shumë sfida dhe projekte të suksesshme, të cilat në të ardhmen do t’i realizojmë bashkë.
Ju falemnderit!