Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Sela, në të kaluarën kritikonte ashpër BDI-në

29/03/2024
Sela, në të kaluarën kritikonte ashpër BDI-në
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I njohur më mirë si opozitari më i zëshëm shqiptar, Ziadin Sela në të kaluarën kishte akuzuar BDI-në dhe kreun e saj për një sërë problemesh që lidhen me gjendjen e shqiptarëve. Përveç kësaj, Sela kishte drejtuar gishtin nga Ahmeti edhe për atentat ndaj tij më 27 prill.

“Meqë unë qenkam monstrumi që duhet dënuar, atëherë marr të drejtën të konstatoj se edhe atentati më 27 prill, meqë Ali Ahmeti nuk ishte, aty qenka përgatit prej tij. Sepse ky ishte atentati politik i radhës që po më bëhej mua”, ishte shprehur Ziadin Sela, kryetar i një krahu të Aleancës për Shqiptarët.

Ndërkohë, në vitin 2020, pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare kur kishin filluar negociatat për Qeveri dhe flitej për mundësinë e kryeministri të parë shqiptar, Sela kishte deklaruar se Ali Ahmeti nuk është njeri të cilit mund t’i besohet.

“A është për t’i besuar më z.Ahmeti?! Jo, nuk është për t’i besuar. Sepse hyn me një rrugë bashkë me të dhe ai të lenë në mes të rrugës. Sepse ai të lenë vetëm kur ka ministrin e Punëve të Brendshme të përballesh me turmë huliganësh. Sepse ai struket diku dhe ndoshta, nuk e di, ka llogaritur që do të ketë një kundërshtar politik më pak më 27 prill. Sepse ai këtu thirret në shqiptari, por është shqiptar sezonal, unë ua kam thënë, nuk e kishte problem në zgjedhje lokale të bëhej bashkë edhe me dreqin vetëm që ta mbaj pushtetin”, ishte shprehur Ziadin Sela, kryetar i një krahu të Aleancës për Shqiptarët.

I pyetur përsëri pas asaj që BDI kërkonte kryeministër ose president shqiptar, kishte thënë se nuk komenton lajthitjet.

Akuzat e Selës ndaj Ahmetit nuk kishin munguar as për Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjin për shtetësi. Kritika kishte drejtuar edhe kundër partive politike të cilat ishin futur në Qeveri bashkë me BDI-në, duke i akuzuar se po i shërbejnë BDI-së.

Një ditë më parë, Sela dhe krahu i tij në Aleancën për Shqiptarët, deklaruan se do të garojnë me lista të përbashkëta me BDI-në në zgjedhje, duke synuar pesë deputetë dhe grup të ndarë parlamentar. /Alsat.mk

Previous Post

Aktivisti rinor, Esati ngre alarmin për qentë endacak në Tetovë

Next Post

Fronti Europian/Ahmeti: Shteti nënë për të gjiithë e jo njerkë për ne

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Fronti Europian/Ahmeti: Shteti nënë për të gjiithë e jo njerkë për ne

Fronti Europian/Ahmeti: Shteti nënë për të gjiithë e jo njerkë për ne

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk