Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Sektori hotelerik përballet me mungesë të fuqisë punëtore

04/03/2023
Sektori hotelerik përballet me mungesë të fuqisë punëtore
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Petar Stavrevski është fituesi i vitit të kaluar në Kampionatin shtetëror për banakierë në Maqedoninë e Veriut. Në garat botërore, sic njofton KlanM, hyri në mesin e 15 më të mirëve.

Por, si është të jesh banakierë në Maqedoninë e Veriut?

“Sinqerisht Shumë interesante. Kam edhe shumë përvojë ndërkombëtare, nuk kam punuar vetëm në vendin tim. Mund t`i inkurajoj të gjithë se kemi cilësi për të arritur suksese në nivele të larta” – tha Petar Stavrevski, banakier.

Sektori hotelerik në vend përballet me mungesë të madhe të personelit. Mungojnë banakierët, kamarierët, kuzhinierët. Mungojnë edhe recepsionistë nëpër hotele dhe personel tjetër.

Paralajmërimet, sic pwrcjell KlanM, thonë se edhe këtë sezon Kroacia dhe Mali i Zi do ta mbledhin kuadrin profesionist në sektorin hotelerik. Deti Adriatik mbetet destinacioni numër një, fillimisht për shkak të pagave dyfish apo trefish më të larta e më pas edhe kushtet më të mira për punë.

“Ekziston një logjikë e thjeshtë. Unë si barmen jam i punësuar kurse punëdhënësi im duhet të kujdeset që unë të mbetem në këtë vend pune. Nuk dua të hyjë në detaje se me çfarë përballet punëdhënësi im, por do të them se, ky sezon do të jetë në nivelin shqetësues ku për një ose dy muaj do ta ndjejmë mungesën e madhe të punonjësve në hoteleri dhe të banakierëve” – tha Petar Stavrevski, banakier.

Oda Turistiko-Hotelerike, sic njofton KlanM, kohë më parë alarmoi se në sektorin hotelerik në vendin tonë mungojnë rreth 20.000 punëtorë dhe nëse situata nuk ndryshon, 50% deri 60% e restoraneve dhe hoteleve do të mbyllen.

Shpëtimi është kërkuar tek punëtorët e huaj, kryesisht nga Turqia. U njoftua se 5.000 punonjës në sektorin hotelerik mund të mbërrijnë në vend nëse shteti u mundëson punësim të shpejtë, me kushte të njëjta, pa formalitete sikurse për qytetarët tanë. Por, sa kjo ide zbatohet në terren vështirë është të thuhet.

Previous Post

Momenti emocionues kur gjyshi dhe mbesa ribashkohen, tri javë pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

Next Post

Profesionet më të paguara dhe më pak të paguara në Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Aktuale

Sektorët që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut

25/10/2025
Biznes

Ngrihen asetet në Serbi e Maqedoni të biznesmenit Markovski,dyshohet për abuzime me tenderë

21/10/2025
Biznes

Rafael Bart nga CIOS : Është në interes të Maqedonisë të arrihet një marrëveshje – borxhi është i garantuar

21/10/2025
Biznes

10 destinacione të reja këtë dimër në aeroportet e Maqedonisë

18/10/2025
Biznes

600 mijë euro për rrjetin modern dhe digjital të transmetimit në Maqedoni – nënshkruhet marrëveshje granti midis MEPSO dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

15/10/2025
Biznes

Maqedonia e Veriut mban vendin e 80-të me 31% të popullsisë që blen online

14/10/2025
Next Post
Profesionet më të paguara dhe më pak të paguara në Maqedoninë e Veriut

Profesionet më të paguara dhe më pak të paguara në Maqedoninë e Veriut

Aktakuzë ndaj një 43-vjeçari, dyshohet për vrasjen e vëllait të tij

28/10/2025

VLEN: Vota për AKI-në është votë për Levicën

28/10/2025

Një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë tronditi Turqinë

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk