Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Seanca e parë e Kuvendit të ri në Shqipëri fillon me tensione, Sali Berisha refuzoi të hapte punimet

12/09/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, nisi sot seancën e parë plenare, por jo sipas traditës parlamentare.

Deputeti më i vjetër në moshë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, refuzoi të hapte punimet, një vendim që u pasua edhe nga deputeti tjetër i opozitës, Tritan Shehu. Në këto rrethana, drejtimin e seancës e mori deputeti i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, shkruan Euronews.al.

Seanca u zhvillua në prani të trupit diplomatik dhe krerëve të komuniteteve fetare në llozhat e Kuvendit. Në sallë ishin të pranishëm gjithashtu edhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, mes tyre Sokol Sadushi dhe Holta Zaçe.

Në fjalën e tij hapëse, Llajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes forcave politike, duke theksuar se misioni i këtij Kuvendi është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Ai tha se ndasitë politike janë pjesë e pandashme e jetës parlamentare, por qëllimi i përbashkët duhet të mbetet integrimi evropian.

Më tej, ai shpalli ngritjen e Sekretarisë së përkohshme të Kuvendit, e cila do të merret me verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve të rinj. Sekretaria përbëhet nga tre deputetet më të reja në moshë: Marjana Koceku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Capja.

Seanca nuk kaloi pa tensione. Në momentin kur Llajo lexoi emrat e deputetëve, grupi parlamentar i Partisë Demokratike shpalosi disa pankarta me fytyrat e ministrave të kabinetit qeveritar dhe me mbishkrimin “Karteli 2030”, duke protestuar kundër mazhorancës.

Previous Post

Ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Rama: Diella pushton gazetat e botës

Next Post

Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

Related Posts

Shqipëri

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

08/10/2025
Shqipëri

“Më erdhi në maje të hundës me gjyqet – dëgjova që mori vendim…” rrëfehet autori i vrasjes së Astrit Kalajës

08/10/2025
Shqipëri

Studioi për histori, por nuk u diplomua/ Kush ishte Elvis Shkambi që ekzekutoi gjyqtarin në mes të sallës

07/10/2025
Shqipëri

Kërcënon xhaxhai i autorit të vrasjes së Astrit Kalasë: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba!

07/10/2025
Shqipëri

Vrasja e gjyqtarit,reagon Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore

06/10/2025
Shqipëri

Aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Na duhet një drejtues qytetar

05/10/2025
Next Post

Tre të vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradën Shtip-Radovish

Vite më parë i dhuroi veshkën, por nuk e ftoi në dasëm, flet shoqja e Selena Gomez

08/10/2025

Falimenton kuzhinieri i njohur Salt Bae, regjistron humbje rekord

08/10/2025

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

08/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk