Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit – Nuk u miratua as projekti BRT dhe as ai për autobusë ekologjikë

29/08/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e sotme të Qytetit të Shkupit nuk morën dritë jeshile as projekti për Transport të Shpejtë Publik  dhe as nevoja për furnizim me autobusë ekologjik, njëri propozim I LSDM-së dhe tjetri i VMRO-së. Kjo do të thotë se problemet me transportin publik në vend do të janë të pranishme edhe më tej për një periudhë më të gjatë. Të dyja palët konsiderojnë se propozimi I palës tjetër nuk do ta zgjidhë problemin me transportin publik.

“00:09 Mendimi ynë është se Transporti I Shpejtë Publik nuk do të zgjidhë problemin në Qytetin e Shkupit, përkundrazi qytetit I nevojitet një zgjidhje shumë më e shpejtë.00:37 Transporti I Shpejtë Publik as nuk është planifikuar si duhet, sepse do të dëmtojë sipërfaet e gjelbra, për këtu kalon edhe tubacioni kryesorë I ujësjellësit për Shkupin. Këtu duhet të planifikohen në mënyrë plotësuese rreth 20 milion euro dhe në rrethana të tilla Këshilli duhet tëp yes veten se kush do ta paguajë atë”, tha Martin Stojanovski, koordinator i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.

Këshilltarët e LSDM-së insistojnë se furnizimi me autobus ekologjik,  propozim në kuadëtr të  programit të kryetares së Qytetit e cila në zgjedhje u mbështet nga VMRO-DPMNE, nuk do të zgjidh problemin me transportin publik. Kjo, sipas tyre, sepse infrastruktura në kohën kur është ndërtuar është planifikuar për më pak fluks banorësh dhe automjetesh.

“Vërtet BRT nuk fitoi në zgjedhje si koncept, megjithatë ku janë 250 autobusët? Transporti publik falas ku është?  A keni program “Për Shkup modern”? Përse nuk e realizoni?”, tha Ljubica Janeva – këshilltare nga LSDM.

Disa nga Këshilltarët duke folur për furnizimin me autobus ekologjik, thanë se pengesa është sepse nuk janë ndarë mjete. Për këtë reagoi Kryetarja e Qyteti të Shkupit, e cila ftoi këshilltarët e VMRO-së të mos gjejnë arsyetime, por të rikujtojnë thirrjen e kryetarit të VMRO-së për mbështetje të programeve.

“Tregoni saktë se sa mjete financiare doni që të planifikohen në buxhet, deri në denarin e fundit, do I heqim prej diku do t’I planifikojmë për këtë, nga dika që është më pak alarmante, për këtë që është vërtet shumë me rëndësi dhe sot ta sjellim vendimin, pikërisht ashtu si kërkuat ju. Këni shumicë, dhe sot dua të tregoni veprim para qytetarëve, sepse bukur ju luti  kryetari I partisë  që sot të votoni”, deklaroi Danella Arsovska.

Transporti Publik ishte pika e 9 nga 63 sa ishin gjithsej në rendin e ditës. Oponioni priste që sot të diskutohet edhe për programet për higjienën komunale dhe mjete shtesë financiareë për NQP për servisim të autobusëve me defekt.

Sa I përket pagesës së borxhit ndaj NQP-së, kryetari I këshillit të Qytetit të Shkupit edhe njëhërë përmendi se 30 autobusët do të mund të sërvisohen vetëm nëse bëhet ridestinim I mjeteve financiare që paraprakishit ishin planifikuar për projekte të tjera.

Kaosi me transportin publik pritet të theksohet edhe më shumë nga e hëna, kur nis viti i ri shkollorë. /tvklan.mk

Previous Post

Amerikani fiton 2.64 milionë dollarë në lotari, luajti të njëjtat numra për 30 vjet

Next Post

Policia pyjore “godet” një tjetër zinxhir të “mafias” së druve në rajonin e Kërçovës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

Policia pyjore “godet” një tjetër zinxhir të “mafias” së druve në rajonin e Kërçovës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk