Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Së shpejti policë në lagje do ta ruajnë rendin e qetësinë

06/08/2025
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga viti i ardhshëm, policët e lagjeve do ta ruajnë rendin dhe qetësinë në lagjet në territorin e tërë shtetit. Ky njoftim vjen nga ministri Pançe Toshkovski, i cili tha se me këtë masë do të rritet prania e policisë. Qytetarët e anketuar mendojnë se ideja është e mirë dhe thonë se prania më e madhe e policisë do të sjellë më shumë rend në rrugë.

“Mendoj se kjo do të sjellë rregull, sepse nëpër rrugë shumë shpesh kemi ngjarje të padëshiruara, kështu që mendoj se kjo do të sjellë rregull, po… (Po në lagje?) Po, mendoj se qytetarët do të jenë më të qetë nëse kjo zbatohet në lagje”, tha një qytetar.

Idenë për policinë e lagjeve, ministri Pançe Toshkovski e bëri të ditur në një intervistë për Kanal 5 para dy ditësh, duke iu përgjigjur pikërisht kritikave për mungesën e pranisë së policisë në terren. Koncepti “Polici i lagjes” është zbatuar më herët në vend dhe në shtetet fqinje të rajonit gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, ndërsa nga pavarësia e deri më sot, pavarësisht paralajmërimeve të partive politike, kjo ide ende nuk është realizuar në praktikë.

Gjatë kohës së komunizmit, policët ishin të shpërndarë nëpër lagje dhe kontrollonin të gjitha ngjarjet, duke sanksionuar aktivitetet e palejuara. Në vitin 2017, atëherë partia në pushtet LSDM me Oliver Spasovski si ministër i Punëve të Brendshme, premtoi se do ta rikthente policin e lagjes në rrugë dhe se me këtë do të garantohej siguri më e madhe për qytetarët.

Megjithatë, kjo ide mbeti vetëm në letër dhe asnjëherë nuk u realizua. Tani, sipas paralajmërimeve më të reja nga ministri Toshkovski, vendi pritet të ketë policë të lagjes nga vjeshta e ardhshme./ Alsat.mk

Previous Post

Gashi të shtunën do të shpallë zgjedhjet lokale

Next Post

Derbi i madh, Shkëndija-Shkupi në pikëpyetje! Ja pse

Related Posts

Maqedoni

I nxehti rikthehet, nesër temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë

06/08/2025
Maqedoni

Ministrja e arsimit premton çmime prej 10 përqind më lirë të materialeve shkollore

06/08/2025
Maqedoni

VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin të prekshëm!

06/08/2025
Maqedoni

Fetai reagon ashpër ndaj shpifjeve të BDI-së: Janë tërbuar si qen të egër, vazhdoni fundërrina!

06/08/2025
Maqedoni

Gashi të shtunën do të shpallë zgjedhjet lokale

06/08/2025
Maqedoni

Jasir Ibrahimi mohon punësimin përmes Zeqirija Ibrahimit

06/08/2025
Next Post

Derbi i madh, Shkëndija-Shkupi në pikëpyetje! Ja pse

Rrëshqitje dheu në Indi, fshati ‘fshihet’ në 15 sekonda: 200 të zhdukur dhe 5 të vdekur

06/08/2025

I nxehti rikthehet, nesër temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë

06/08/2025

Ministrja e arsimit premton çmime prej 10 përqind më lirë të materialeve shkollore

06/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk