Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Scholz reagon për tarifat amerikane: Ky është “sulm”

03/04/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paketa e re me dogana ndëshkuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump godet ndjeshëm shumë vende, nga ajo preken edhe vendet anëtare të BE-së. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen u shpreh me tone kritike. Ajo foli për një “goditje serioze për ekonominë globale”. Tarifat do të sjellin pasoja të rënda për miliona njerëz në botë, tha von der Leyen gjatë një vizite në qytetin Uzbekistan të Samarkandit.

BE po punon për një “paketë të re” kundërmasash” për të mbrojtur interesat tona dhe kompanitë tona, nëse negociatat dështojnë”, tha presidentja e Komisionit. Në të njëjtën kohë, von der Leyen sinjalizoi gatishmërinë e saj të vazhdueshme për të zhvilluar bisedime të mëtejshme me qeverinë amerikane. “Ka një rrugë alternative,” tha von der Leyen, që vuri në dukje se komisioneri i tregtisë i BE-së Maros Sefcoviç është “në kontakt të vazhdueshëm” me homologun e tij amerikan Howard Lutnick. “Ne do të përpiqemi të zvogëlojmë pengesat, jo t’i rrisim ato.”

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) i ka kritikuar tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump si “tërësisht të gabuara” dhe një “sulm” ndaj rendit global të tregtisë. “Qeveria amerikane po merr një rrugë në fund të së cilës do të ketë vetëm humbës”, tha kancelari të enjten në Berlin. “Ky është sulm ndaj një rendi tregtar që ka krijuar prosperitet në të gjithë globin.”

“Arbitraritet”

Kurse presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa bëri thirrje që të zgjerohen marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera. Tani është koha për të ratifikuar marrëveshjet e reja të planifikuara të tregtisë së lirë me shtetet e Amerikës së Jugut Mercosur dhe Meksikën, tha Costa në margjinat e një takimi të nivelit të lartë me krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve të Azisë Qendrore në Uzbekistan.

Kryetari i Komisionit të Tregtisë në Parlamentin e BE-së, Bernd Lange nga SPD, foli në “tagesthemen” për “arbitraritet” që është “plotësisht i papranueshëm”. Njoftimet janë si “shpallje lufte”. Dëme për BE-në, sipas tij mund ë jenë në miliarda dyshifrore. Megjithatë, ne jemi të përgatitur dhe do të përgjigjemi me kundërmasa, tha Lange.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i cilësoi tarifat amerikane si “të gabuara”. Por ajo shpreson në bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Evropës për të shmangur një luftë tregtare, sipas saj, sepse kjo do ta dobësonte Perëndimin.

Manfred Weber, kreu i Partive Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, e sheh Evropën të gatshme të mbrojë interesat e saj në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në. “Për miqtë tanë amerikanë, sot nuk është një ditë çlirimi, por një ditë e hidhërimit”, shkroi politikani i CSU në platformën X. Tarifat e Donald Trump dëmtojnë të dyja anët e Atlantikut. “Evropa qëndron e bashkuar, e gatshme për të mbrojtur interesat e saj dhe e hapur për bisedime të drejta dhe vendimtare.”

Pasoja për Gjermaninë

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Jashtme për Gjermaninë, Dirk Jandura pret mjaft pasoja negative për ekonominë gjermane. “Do ta them hapur: ne do ta ndjejmë këtë,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters. “Do të na duhet t’i përkthejmë tarifat në rritje çmimesh, dhe në shumë raste kjo do të thotë rënie në shitje. Për kompanitë më të vogla që tashmë janë shfaqur të dobësuara nga vitet e fundit të vështira, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu fundin. E kjo prek edhe punonjësit e tyre.

Presidentja e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automjeteve (VDA), Hildegard Müller, e përshkroi vendimin e SHBA si kthesë themelore në politikën tregtare. “Ky është largimi i SHBA-së nga rendi global tregtar i bazuar në rregulla – dhe si rrjedhim largimi nga baza për krijimin e vlerës globale dhe rritjen dhe prosperitetin përkatës në shumë rajone të botës. Kjo nuk është Amerika e para, kjo është vetëm Amerika”, theksoi Müller.

Shoqata gjermane e Industrisë Kimike (VCI) po ashtu shprehu keqardhje për vendimin e qeverisë së SHBA. “Tani është e rëndësishme që të gjithë të përfshirë të ruajmë gjakftohtësinë”, tha Drejtori Menaxhues i VCI, Wolfgang Große Entrup. “Një spirale përshkallëzimi vetëm do të shtonte dëmet. Vendi ynë nuk duhet të bëhet peng i një lufte tregtare në përshkallëzim.”/DW

Previous Post

Botërori i Femrave në 2035, ja ku pritet të mbahet eventi i rëndësishëm sportiv

Next Post

Aktakuzë për babanë e djalit që e goditi për vdekje Frosinën, ia dha makinën edhe pse nuk kishte leje për vozitje

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post

Aktakuzë për babanë e djalit që e goditi për vdekje Frosinën, ia dha makinën edhe pse nuk kishte leje për vozitje

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk