Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

​Scholz mbron shpërbërjen e koalicionit, kërkon mbështetjen e opozitës për ligjet kyçe

13/11/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri sot thirrje ligjvënësve të opozitës për mbështetjen e tyre në miratimin e legjislacionit vendimtar përpara zgjedhjeve të parakohshme të planifikuara për muajin shkurt 2025, ndërsa njoftoi synimin e tij për të kërkuar një votëbesim më 11 dhjetor.

Në një fjalim në parlament, Scholz bëri thirrje për bashkëpunim midis partive demokratike përballë sfidave ekonomike dhe sociale.

“Le të punojmë së bashku për të mirën e vendit deri në zgjedhjet e reja,” kërkoi ai, duke theksuar nevojën për kompromis në javët e ardhshme.

Kancelari socialdemokrat mbrojti vendimin e tij të fundit për të shkarkuar ministrin liberal të financave dhe për t’i dhënë fund koalicionit me Demokratët e Lirë (FDP), duke e përshkruar atë si “të drejtë dhe të pashmangshëm” për shkak të dallimeve të vazhdueshme.

Scholz shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e arritur mes grupeve parlamentare demokratike për procesin e zgjedhjeve të reja.

“Jam shumë i kënaqur që grupet parlamentare në Bundestagun gjerman tani kanë arritur një marrëveshje se si zgjedhjet e reja mund të zhvillohen shpejt dhe në mënyrë të rregullt,” tha ai.

Kancelari përshkroi planet e tij për të iniciuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme, të caktuara për 23 shkurt, siç është rënë dakord me Kristian Demokratët e opozitës.

“Unë do të bëj pjesën time për të siguruar që kjo të jetë e mundur,” tha Scholz.

Ai njoftoi synimin e tij për të kërkuar një votëbesim më 11 dhjetor, ndërsa vendimi parlamentar pritet më 16 dhjetor.

“Kjo do të jetë baza për zgjedhjet e reja në Gjermani, duke i lejuar qytetarët tanë të vendosin përfundimisht se si duhet të vazhdojnë gjërat në vendin tonë”, shtoi Scholz.

Sipas kushtetutës gjermane, zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen nëse kancelari humb votë besimin në Bundestag. /AA

Previous Post

Shqipëria U-19 turpërohet nga Izraeli në Elbasan

Next Post

Shumë pak shkolla e çerdhe janë pajisur me aparatet për pastrimin e ajrit

Related Posts

Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Botë

Tarifat e Trumpit hyjnë në fuqi, rrezikohen edhe tregtarët kosovarë

14/10/2025
Botë

Macron akuzon rivalët për nxitje të paqëndrueshmërisë: Nuk jap dorëheqjen

14/10/2025
Botë

Meloni në qendër të vëmendjes në samitin në Egjipt – Trump e komplimenton, Erdogan e “kritikon”: Duhet ta lësh duhanin

14/10/2025
Botë

“Koha është tani”, Von der Leyen premton investime në Ballkan: Do të bëjmë fabrika për AI

14/10/2025
Botë

Përmbytjet në Venezuelë/ Shemben minierat e arit, 14 persona humbin jetën

14/10/2025
Next Post

Shumë pak shkolla e çerdhe janë pajisur me aparatet për pastrimin e ajrit

Mexhiti takoi të rinjtë që do të votojnë për herë të parë: Rinia është energjia e ndryshimit në Çair

14/10/2025

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025

Miqësorja me Jordaninë, Silvinjo vjen me ndryshime në formacion! Ja si rreshtohen kuqezinjtë

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk