Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Scholz: Ka përfunduar debati mbi energjinë bërthamore

04/09/2023
Scholz: Ka përfunduar debati mbi energjinë bërthamore
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në “Intervistën e Javës” me Deutschlandfunk se energjia bërthamore është “kalë i ngordhur”. Ai ripohoi skepticizmin për vendosjen e çmimit të subvencionuar të energjisë për industrinë.

Me përfundimin e shfrytëzimit ka filluar edhe çmontimi i termocentraleve bërthamore që ekzistojnë ende, tha kancelari Scholz. Po do të donim ende të ndërtonim termocentrale të reja bërthamore, do të duheshin 15 vjet dhe do të shpenzonim 15 deri në 20 miliardë euro për central. Kohët e fundit, FDP dhe CDU kanë bërë thirrje për një kthim në energjinë bërthamore. AfD është gjithashtu në favor të vazhdimit të shfrytëzimit të energjisë bërthamore.

Scholz skeptik për subvencionimin e çmimit të energjisë për industrinë

Kancelari foli me rezerva për kërkesat e shoqatave ekonomike dhe të një pjese të koalicionit qeveritar për të subvencionuar çmimin e energjisë elektrike për industrinë. Sigurisht, “propozimi se kujt t’i jepet para është më i lehtë për t’u bërë sesa propozimi se nga duhet të vijnë këto para”, tha Scholz. Ai theksoi se ka vetëm tre mundësi financimi për uljen e çmimit të energjisë elektrike për ndërmarrje të caktuara. Ose duhet të paguajnë klientët ose tatimpaguesit më pas. Opsioni i tretë është hyrja borxh.Megjithatë, kancelari tha se është e qartë se në Parlament ka mendime shumë të ndryshme për këtë temë. Kjo është arsyeja pse pyetja se ku do të gjenden këto miliarda duhet të përfshihet “natyrshëm” në çdo diskutim. Në këtë kontekst, Scholz kujtoi se detyra e mirëfilltë është ulja strukturore e çmimit të energjisë elektrike. Me këtë ai ka parasysh nevojën për të zhvilluar prodhimin e lirë të energjisë elektrike të gjelbër dhe zgjerimin e rrjetit.

Scholz mbron “Ligjin e Mundësive të Rritjes”

Kancelari mbrojti projektligjin më të fundit për mundësitë e rritjes, të miratuar nga kabineti, i cili përmban masa për të mbështetur dhe lehtësuar ekonominë. Këto nuk kanë të bëjnë vetëm me mundësinë që dikush të paguajë më pak taksa, por edhe me stimulimin e aktivitetit investues. Ne e “kemi kalibruar me saktësi këtë,” vazhdoi Scholz. Ardhja dhe investimet e prodhuesve ndërkombëtarë dhe gjermanë të gjysëmpërçuesve i nxjerrin gënjeshtarë të gjithë ata që thonë se sot askush nuk dëshiron të investojë më në Gjermani. Përkundrazi, rregullat më të favorshme të amortizimit dhe mundësitë për spostimin e humbjeve janë “pikërisht nxitja që i duhet ekonomisë pikërisht në këtë moment”.

Nuk ka borxhe të reja të veçanta

Në përgjithësi kancelari Scholz u shpreh kundër borxheve të reja të veçanta jashtë buxhetit të rregullt. Nuk mund të bëhet rregull që shteti të hyjë në borxhe 100 apo 200 miliardë euro në vit, tha ai. Për sa u përket të ardhurave nga taksat, ai mendoi se duhet të shohim se si të menaxhojmë të gjitha paratë që kemi. Nëse ekonomia nuk dëshiron që të hiqet frena e borxhit, duhet të thotë gjithashtu se është mirë që qeveria federale po e mbështet ekonominë gjerësisht, por jo me programe qindra miliardëshe, theksoi Scholz. Kohët e fundit, Shërbimi i Kontrollit të Shtetit kishte kritikuar spostimin në të ashtuquajturat fonde speciale të borxhit të federatës dhe e kishte cilësuar këtë si shpenzim që ikën nga buxheti.

“G20 mbetet i rëndësishëm”

Kancelari gjerman nënvizoi rëndësinë e grupit të 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe në zhvillim, pavarësisht zgjerimit të planifikuar të bllokut BRICS me gjashtë shtete. G20 do të vazhdojë të ketë rëndësi. Presidencat e Indonezisë, Indisë dhe Brazilit vitin e kaluar, këtë vit dhe vitin e ardhshëm janë dëshmi e kësaj. Në këtë kontekst, Scholz foli për një “detyrë të madhe” dhe një “detyrim të shenjtë” për të formësuar botën e së nesërmes së bashku dhe në baza të barabarta me vendet në zhvillim të Azisë, Amerikës së Jugut dhe Afrikës. Evropianoperëndimorët kanë një përgjegjësi këtu të lidhur me historinë dhe të kaluarën e tyre koloniale. Sepse nuk duhet të harrojmë se në shumë vende në zhvillim dhe në zhvillim, kjo histori është ende aktuale.

“Propozimi i partneriteteve të drejta”

I pyetur se çfarë mund të bëhet ndryshe në konkurrencën me Kinën, për shembull, kancelari tha se dëshiron të ofrojë “partneritete të barabarta”. Për shembull, ne mund t’i ndihmojmë vendet e Jugut që të mos mjaftohen me nxjerrjen e lëndëve të para, por edhe t’i përpunojnë ato po në vend. Samiti i G20 do të mbahet javën e ardhshme në Indi./DW

Previous Post

Zjarri shuan një familje në Seattle, policia ishte njoftuar për të shtëna

Next Post

Rasti me Klinikën e Onkologjisë, sot protestohet në Shkup

Related Posts

__kateg

Sulm me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, 20 persona të plagosur

27/08/2025
Botë

Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

26/08/2025
Botë

Ministri turk vozit 225 km në orë- I publikohet videoja, dënohet nga policia

26/08/2025
Botë

Trazirat në Zvicër, protestuesit fajësojnë policinë për vdekjen e 17 vjeçarit

26/08/2025
Botë

“E papranueshme!”/ BE dënon sulmet izraelite në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

26/08/2025
Botë

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës janë të patolerueshme

25/08/2025
Next Post
Rasti me Klinikën e Onkologjisë, sot protestohet në Shkup

Rasti me Klinikën e Onkologjisë, sot protestohet në Shkup

Durmishi nga Tetova: 57 të rinj të punësuar si zjarrfikës, dëshmi e suksesit të “Planit Operativ*

27/08/2025

Sulm me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, 20 persona të plagosur

27/08/2025

Skandal në Premier League! Hetuesi suedez ngre akuza të rënda: Futbollistë të njohur kanë trukuar ndeshje dhe kanë përfituar nga bastet e paligjshme

27/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk