Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Saranda Imeri Stafai: Bujar Osmani bishtin nën sharrën e Beogradit, i shet atdhedashuri Albin Kurtit!  

18/11/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesit të OSBE-së, Bujar Osmani. Përmes një qëndrimi publik, ajo ka kritikuar Osmanin për mungesën e guximit për të vizituar Prishtinën gjatë sulmeve të fundit në veri të Kosovës nga forcat kriminale serbe dhe për heshtjen e tij ndaj cenimit të integritetit territorial të Kosovës.

“Bujar Osmani nuk pati guximin të vizitojë Prishtinën zyrtare kur Kosova ishte nën sulm nga forcat kriminale të Serbisë në veri të Mitrovicës. As një fjalë, as një qëndrim nuk e dëgjuam prej tij për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës,” tha ajo.

Saranda Imeri Stafai e akuzoi Osmanin për afërsinë e tij me Beogradin, duke kujtuar takimet e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe mirëpritjen e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov. “Po mirë, si është e mundur që Bujari gjen kohë të mirëpresë Lavrovin dhe të shkojë me servilizëm në Beograd, duke bërë vizita te Vuçiqi e Bërnabiqi? Aty nuk iu dridh qerpiku, por për Kosovën u bë i shurdhër dhe i verbër!”

Duke iu referuar deklaratave të fundit të Osmanit, i cili e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “antishqiptar”, deputetja shtoi: “E tash, Bujari na doli me ‘atdhedashuri’ dhe po guxon ta quajë Albin Kurtin antishqiptar! Po kush je ti që të shesësh patriotizëm, kur ke mbajtur anën e Serbisë dhe heshtur përballë vuajtjeve të shqiptarëve? Shqiptarët nuk i hanë këto lojëra të pista.”

Imeri Stafai e mbylli reagimin me një mesazh të ashpër, duke përdorur një frazë popullore: “Kush e ka bishtin nën sharrë, mos të rrahë gjoksin kot! Dhe Bujar, ti e ke bishtin thellë nën sharrën e Beogradit. Shqiptarët e Kosovës e dinë kush janë miqtë e tyre dhe kush u shërben të tjerëve. Nëse ke ndonjë grimcë dinjiteti, kërko falje dhe hesht!”

Previous Post

Mexhiti: 1 pikë e përbashkët kontrolli në Bllacë dhe Jazhincë!

Next Post

Rumunët do të kërkojnë nga UEFA e FIFA të mos përballen më me Kosovën

Related Posts

Aktuale

Rriten çmimet e derivateve të naftës

25/08/2025
Maqedoni

Mickoski shpërthen kundër BDI-së

25/08/2025
Maqedoni

Selimi: Shqiptarët mbi 29.5%, maqedonasit zbritën në 54% – prandaj manipulohet regjistrimi

25/08/2025
Maqedoni

BDI: Mickoski në rrugë të gabuar, dështimet nuk fshihen me shpifje

25/08/2025
Aktuale

Aksion i madh i policisë financiare: Zbulohen krime milionëshe në disa kompani në këto komuna

25/08/2025
Aktuale

27 vjet nga rënia e Komandant Kumanovës – Ismet Jashari, simboli i luftës për liri

25/08/2025
Next Post

Rumunët do të kërkojnë nga UEFA e FIFA të mos përballen më me Kosovën

Rriten çmimet e derivateve të naftës

25/08/2025

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria në Rripin e Gazës, 117 prej tyre janë fëmijë

25/08/2025

Policia ia ndalon koncertin Yllit në Shkodër – çka po ndodh?

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk