Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Samiti në Tiranë/ Pas refuzimit të Kurtit nuk do lejohet në takim zv/kryeministri i Kosovës

17/07/2023
Samiti në Tiranë/ Pas refuzimit të Kurtit nuk do lejohet në takim zv/kryeministri i Kosovës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama vijon përpjekjet paraprake për të mirëpritur në tetor në Tiranë takimin e radhës së Procesit të Berlinit. Pas turit dy ditor në gjithë rajonin, kryeministri shqiptar ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë informale këtë të hënë në Tiranë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar: katër kryeministra të rajonit, ajo e Serbisë Bërnabiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski, shefi i qeverisë malazeze Abazoviç dhe kryeministrja e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo. Në takim do të marrë pjesë edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ftesë ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por edhe pas përpjekjes së Varhelyi, ai ka zgjedhur të shkojë në një simpozium ndërkombëtar që po mbahet në Greqi, ku Shqipëria prezantohet nga një grup të organizatave joqeveritare të kryesuar nga Remzi Lami.

Mësohet se në takimin e liderëve rajonit në Tiranë nga qeveria e Kosovës ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi. Por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit. Zëvendëskryeministrit të Kosovës i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se dosja e takimit do t’i dërgohet me poste të sigurt qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit. Kjo gjithmonë nëse Albin Kurti nuk ndryshon mendje në minutë të fundit, dhe lë Greqinë për Tiranën.

Duket se Kurti vijon të rrijë larg tryezës së Ramës, duke e mbajtur edhe Kosovën larg.

Këto mbledhje koordinuese kanë për qëllim që rajoni të krijojë një plan të përbashkët veprimi kur në tetor të ulet në tryezë përballë Bashkimit Evropian.

Veç sigurisë dhe gjeopolitikës në tërësi, Ballkani Perëndimor është i etur për fonde evropiane dhe ato jepen kryesisht për projekte të mëdha që ndërlidhin vendet, ndaj secili shtet nuk mund të shkojë me kërkesat e veta, por me një plan të përbashkët me fqinjët.

Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirë edhe Kosovën, që ka qenë një kritike e madhe e Open Ballkan, të cilin Rama për momentin e ka lënë mënjanë. Paradoksalisht tani është Kurti ai që po i qendron larg Procesit të Berlinit, i cili tashmë thuajse ka përcaktuar Tiranën si qendrën kryesore të koordinimit të tij./abcnews.

Previous Post

Shqiptohen 182 masa në Shkup, 81 për tejkalim të shpejtësisë

Next Post

Putini kërcënon se do të përdorë bomba thërrmuese

Related Posts

Rajon

Kapet shqiptari me 700 mijë euro të fshehura në veturë në kufirin Kroaci-Bosnje

18/10/2025
Kosovë

Dramatike ne Shqiperi: Gjykata pezullon projektin e Aeroportit në Vlorë, Pacolli nën hetime

17/10/2025
Maqedoni

BDI: Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë një zë, një qëndrim, një komb!

17/10/2025
Kosovë

Përfundon protesta në Tiranë në mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së

17/10/2025
Kosovë

Endrit Thaçi i bashkohet protestës pro-UÇK në Tiranë, shihet i buzëqeshur

17/10/2025
Kosovë

Gucati nga Tirana: Gjithçka gati për protestë, çdo gjë po shkon siç kemi menduar

17/10/2025
Next Post
Putini kërcënon se do të përdorë bomba thërrmuese

Putini kërcënon se do të përdorë bomba thërrmuese

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk