Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Samiti i NATO-s, Mitsotakis flet për Marrëveshjen e Prespës

12/07/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në samitin e NATO-s që u mbajt në Uashington, ndërsa së fundmi ka dhënë edhe një konferencë për shtyp.

Në konferencën për shtyp që dha, pas punimeve të samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri grek është pyetur nga gazetarët për homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjen së Prespës për përdorimin e emrit kushtetues brenda vendit të tij .

“Nuk do të zbulojmë armët tona nëse Mickoski vazhdon të quajë thjesht Maqedoni vendin e tij brenda kufijve. Kam informuar kolegët e mi”, tha ai, për faktin se kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur të mos zbatojë një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit fqinj brenda dhe jashtë vendit, dhe ta quajë thjesht “Republika e Maqedonisë” brenda kufijve, diçka që shprehimisht është e ndaluar nga Marrëveshja.

“Natyrisht, dua të theksoj se në sallë dhe në prani të të gjithë drejtuesve të NATO-s, ai nuk e ndoqi këtë taktikë dhe përdori emrin kushtetues të vendit të tij”, ka deklaruar Mitsotakis.

“Përtej kësaj, besoj se në një mënyrë apo në një tjetër udhëheqja e vendit fqinj do të kuptojë se kjo taktikë është krejtësisht kundërproduktive. Marrëveshjet duhet të respektohen. Është diçka që e theksova dje në samititn e NATO-s dhe që mendoj se e kuptojnë edhe të gjithë aleatët tanë.

Ne duam që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa drejt një qasjeje evropiane. Megjithatë, kjo presupozon respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e marrëveshjeve që vendi ka nënshkruar. Besoj se në një mënyrë apo tjetër kjo është diçka që udhëheqja e Shkupit do ta kuptojë.

Në çdo rast, Greqia nuk do të zbulojë në këtë moment armët që ka në dispozicion për t’iu përgjigjur një këmbënguljeje të mundshme të lidershipit të vendit fqinj në këtë taktikë”, theksoi ai.

Previous Post

Moti me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri në 42 gradë

Next Post

Sot publikohen të dhënat e para të regjistrimit të popullsisë

Related Posts

Maqedoni

Toshkovski nuk ka dyshime se aktualisht po kryhen përgjime të paligjshme

07/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Kultura është themeli mbi të cilin ndërtohet një komb

07/09/2025
Maqedoni

Shpërthen zjarr në Rashtak, janë përfshirë edhe shtyllat elektrike! Rrezikohen objektet

07/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Është lëshuar në përdorim një pjesë e re e autostradës Kërçovë – Ohër, kjo është një dëshmi e fortë se Maqedonia po ecën përpara

07/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Xhavit Hasani, histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare

07/09/2025
Maqedoni

Mexhiti shpalosi vizionin për efikasitetin energjetik:Fasada energjetike për çdo ndërtesë në Çair

07/09/2025
Next Post

Sot publikohen të dhënat e para të regjistrimit të popullsisë

​Vajza e Bill Gates ndahet nga nipi i Paul McCartney

07/09/2025

​Khloe Kardashian e Tristan Thompson bashkohen për ditën e parë të shkollës së vajzës së tyre

07/09/2025

Martohet djali i Arnold Schwarzenegger

07/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk