Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Sali: Ruajtëm përfaqësimin e shqiptarëve me zgjedhjen e Afrim Gashit kryetar të Kuvendit

21/06/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bekim Sali tha se me zgjedhjen e Afrim Gashit në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, është ruajtur përfaqësimi i shqiptarëve dhe shtoi se lajmi i mirë është se po ndodh rotacion politik nga vota e lirë dhe demokratike dhe e gjithë kjo po vjen si meritë e qytetarëve te cilët votuan për ndryshim.

Postimi i plotë:

Në mungesë të kryetarit Afrim Gashi, po ju drejtohem si nënkryetar dhe drejtues i Alternativës, duke ju përshëndetur e duke ju uruar punë të mbarë deputetëve dhe, prej nesër, edhe anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar.
Para se të mblidhemi nesër për ta votuar qeverinë e re, ne jemi mbledhur sot këtu para njerëzve të partive tona, për ta thënë edhe në këtë mënyrë dhe publikisht se ashtu siç kishim paralajmëruar, ndryshimi erdhi. Tashmë edhe skeptikët më të mëdhenj janë bindur se jo vetëm që kemi pasur të drejtë kur e pohonim këtë, por për këtë janë bindur e janë pajtuar edhe kundërshtarët tanë që, duke synuar të shpëtojnë përmes eksperimenteve të ndryshme, vetëm që na e arsyetuan të drejtën tonë të përfaqësimit të shqiptarëve në të gjithë nivelet e pushtetit.
Lajmi i mirë është se ky rotacion politik po ndodhë me votë të lirë, në mënyrë demokratike dhe kjo po vjen si meritë e të gjithë qytetarëve të vendit tonë, të cilët kanë votuar për këtë ndryshim.
Ajo që dua ta vë në spikamë në këtë adresim është se ne si koalicion e kemi ruajtur përfaqësimin e shqiptarëve në njërin nga tre pozicionet më të larta të pushtetit, duke e zgjedhur Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përveç kësaj, në këtë pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv ne kemi qenë shumë të kujdesshëm që pjesëmarrja jonë të mos jetë më e ulët se prania e shqiptarëve në këtë vend, por më shumë se kaq, kemi qenë të fokusuar në institucione që kanë të bëjnë me zbatimin e programit tonë politik, duke synuar të punojmë seriozisht e me përkushtim në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, por edhe duke mundësuar politika ekonomike, shëndetësore, sociale e mjedisore, me të cilat besojmë se do ta ngremë dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Kjo pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv do të rezultojë edhe në nivelet e tjera të pushtetit dhe unë jam i sigurt se kjo si rezultat përfundimtar do ta ketë një shoqëri më të avancuar në të gjitha fushat e jetës, ndërsa për shqiptarët ky rotacion politik nënkupton edhe rotacion në jetën e tyre reale, sepse më 2024 po përfundojnë vitet e letargjisë, për t’ua hapur rrugën viteve të lirisë, demokracisë, drejtësisë, barazisë dhe mirëqenies.
Se nuk po flasim vetëm gjëra që duken të bukura, porse kemi para vetes projekte reale shumë më të bukura, për këtë do të bindemi së shpejti dhe ne do të kemi mundësi që këtë ta konstatojmë bashkërisht dhe lehtësisht.
Po e përmbyll fjalën time duke u dëshiruar punë të mbarë e të suksesshme ministrave tanë, duke u thënë se ata do ta kenë mbështetjen tonë të plotë në implementimin e politikave tona strategjike.

Urime e suksese!

Previous Post

Mexhiti: JU FALEMINDERIT QË BESUAT! JU FALEMINDERIT që votuat ndryshimin!

Next Post

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

Related Posts

Maqedoni

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi: Në Kopanicë ndjeva ngrohtësinë e vërtetë të njerëzve të mi – së bashku për fitore më 19 tetor!

17/08/2025
Maqedoni

Çmimi i arit është rritur me shifër të pabesueshme prej 40 përqind gjatë vitit të kaluar

17/08/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Gazi Baba: po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për çdo lagje dhe çdo qytetar!

17/08/2025
Maqedoni

Ganiu i përgjigjet Osmanit: Çairi nuk ka vota për karrieristë të dalldisur

17/08/2025
Maqedoni

Vdiq mjeku i luftës dhe i paqes, Aliriza Osmani – Alushi

17/08/2025
Next Post

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

Dashurohet Xhuli? Ish-banorja befasohet me trëndafila

17/08/2025

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk