Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Sabri Aziri: BDI të përgjigjet se ku përfunduan 1.4 milionë euro për pastrimin e qytetit

03/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Shtabit Lokal të VLEN-it në Çair, Sabri Aziri në konferencën
e sotme për media ka akuzuar kandidatin e BDI-së për kryetar të komunës
së Çairit, Bujar Osmanin, për përgjegjësi direkte të partisë së tij në
gjendjen e mjerueshme të pastërtisë në Shkup e sidomos në Çair.

Sipas tij, në vend që të kujdeseshin për komunën, kuadrot e BDI-së kanë
sabotuar për vite me radhë funksionimin e ndërmarrjes publike “Higjiena
Komunale” dhe e kanë shndërruar atë në burim abuzimesh me tenderë
milionësh.

“Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, këto ditë del para
banorëve të Çairit si prind i shqetësuar dhe si mjek i indinjuarpër
papastërtinë në komunë. Dikur e quajti Çairin “Kandahar”, ndërsa sot
thotë se është komuna më e papastër në Shkup.Por qytetarët e Çairit
duhet ta dinë të vërtetën, për gjendjen me papastërtinë është
përgjegjëse pikërisht partia e Osmanit dhe kuadrot e saj. Në vend që të
kujdeseshin për komunën, ata përvite me radhë e sabotuan funksionimin e
saj dhe lejuan abuzimeserioze në ndërmarrjen publike që është
përgjegjëse përpastërtinë e qytetit NP “Higjiena Komunale” – Shkup.
Vetëm nga janari i këtij viti janë lidhur kontrata në vlerë mbi 1.4
milionë euro edhe atë: 422 mijë euro për servisimin e automjeteve, 276
mijë euro për goma, 253 mijë euro për kazanë për mbeturina dhe pajisje
tjera, 192 mijë euro për furça dhe pjesë të tjera. Pra, plot 1.4 milionë
euro të shpenzuara nga paratë e qytetarëve.
E megjithatë, realiteti është krejt tjetër: Shkupi, e sidomos Çairi, po
mbytet në plehra.”, deklaroi Aziri.

Ai theksoi se tenderët janë përdorur për pasurimin e familjeve partiake
dhe për marrëveshje klienteliste, duke përmendur edhe kontratën prej 12
mijë eurosh për “shërbime intelektuale” me kompaninë Heli Consult, në
pronësi të djalit të Blerim Bexhetit.

“Këto janë “rezultatet” e tenderëve milionëshe, kamionë dhekamioneta në
gjendje skandaloze, që nuk mund ta kryejnë as funksionin më bazik,
pastrimin e qytetit.
Ndërkohë që qytetarët jetojnë mes papastërtisë, tenderët e “Higjienës
Komunale” përdoren për pasurimin e familjevepartiake dhe për marrëveshje
klienteliste. Kujtojmë se ekziston edhe një kontratë prej 12 mijë eurosh
për “shërbimeintelektuale” me kompaninë Heli Consult, në pronësi të
djalit tëBlerim Bexhetit.”, shtoi zëdhënësi i VLEN-it.

Aziri përfundoi deklaratën duke duke i dërguar mesazh Bujar Osmanit se
ai dhe bashkëpartiakët e tij duhet t’u japin shpjegim banorëve të Çairit
për këtë dhe se më 19 tetor qytetarët e Shkupit dhe të Çairit do të kenë
mundësinë “të pastrojnë jo vetëm mbeturinat, por edhe ata që për vite të
tëra e shfrytëzuan komunën për tenderë dhe përfitime politike.

“Prandaj, sot ne i themi qartë Bujar Osmanit:Ju i detyroheni banorëve të
Çairit një shpjegim. Si është e mundur të shpenzohen 1.4 milionë euro
për servisimin e parkuttë automjeteve, ndërsa automjetet të jenë në një
gjendje kaqskandaloze? Dhe si keni guximin, pa asnjë turp, të dilni me
premtime futuriste dhe fjalë boshe? Të nderuar qytetarë, nuk mjafton të
luash rolin e mjekut tëshqetësuar kur je vetë pjesë e problemit. Më 19
tetor, qytetarët e Shkupit dhe Çairit kanë mundësinë tëpastrojnë qytetin
jo vetëm nga mbeturinat, por edhe nga ata qëpër vite të tëra e përdorën
për tenderë dhe përfitime politike”, potencoi Aziri.

Previous Post

Kasami prezanton projektin për kanalizim atmosferik në Tetovë, investim mbi 96 milionë denarë

Next Post

Bozhinovska: Dyert e Ministrisë janë të hapura për studentët – është nënshkruar memorandum me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Related Posts

Maqedoni

Klekovski: Kanë arritur 15 ankesa nga pacientë për ndërhyrje të dyshimta kardiokirurgjikale

03/10/2025
Maqedoni

Rrahje mes kandidatëve për këshilltarë në Vinicë, ndalohet një person

03/10/2025
Maqedoni

Mickoski zhvilloi takim me kryeministrin serb Macut

03/10/2025
Maqedoni

Bozhinovska: Dyert e Ministrisë janë të hapura për studentët – është nënshkruar memorandum me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

03/10/2025
Maqedoni

Kasami prezanton projektin për kanalizim atmosferik në Tetovë, investim mbi 96 milionë denarë

03/10/2025
Maqedoni

Shtrenjtohet uji për 10 për qind

03/10/2025
Next Post

Bozhinovska: Dyert e Ministrisë janë të hapura për studentët – është nënshkruar memorandum me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

9 anije të Flotiljes “Një mijë Madlene” vazhdojnë drejt Gazës në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite

03/10/2025

Klekovski: Kanë arritur 15 ankesa nga pacientë për ndërhyrje të dyshimta kardiokirurgjikale

03/10/2025

Rrahje mes kandidatëve për këshilltarë në Vinicë, ndalohet një person

03/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk