Sa ditë pushime ju duhen që trupi juaj të relaksohet

Ekspertët kanë zbuluar se sa ditë pushim duhen dhe çfarë përfitimesh ka pushimi për trupin.

Kur shkoni me pushime? Kjo është ndoshta pyetja më e zakonshme që dëgjoni këto ditë.

Në sezonin e verës, disa janë tashmë në plazh, larg zyrës, punës dhe detyrimeve, ndërsa të tjerë vetëm numërojnë ditët deri në pushimet e tyre.

Nëse do të pyesni punonjësit se sa pushime do t’u duheshin për të rimbushur plotësisht bateritë e tyre, shumë do të thoshin se janë të paktën tre javë, për relaksim të plotë. Psikologët këshillojnë që të mos marrim kurrë punë të papërfunduara në një udhëtim.

Ekspertët e mjekësisë thonë se dy javë pushime janë ideale, por vini re se diçka tjetër është më e rëndësishme se sa kohë jemi me pushime vjetore dhe kjo është të bëjmë një ndryshim.

Nëse pushojmë mirë, kur të kthehemi në punë do të jemi më produktivë sepse gjatë pushimit flemë më mirë, relaksohemi dhe niveli i stresit ulet.

“Ajo që është gjithashtu e rëndësishme për punëdhënësit është që punonjësit që shkojnë rregullisht me pushime, mund të jenë më besnikë”, tha një mjeke

Next Post

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, bashkë me bashkëpunëtorë mori pjesë në Mbledhjen me Popullin të organizuar nga dega në Cashkë. Kryetari Ahmeti theksoi se mbledhjet dhe takimet e këtilla të degëve do të jenë pjesë e statutit tonë dhe do të vazhdojnë të jenë forumet ku të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit tanë do të kenë mundësinë të kontribuojnë dhe të kenë një zë të fuqishëm. Kryetari Ahmeti nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i vogël, dhe mund të njihemi të gjithë kokë më kokë. Është shqetësuese kur dëgjojmë debatet e intelektualëve dhe opinionistëve maqedonas që pyesin përse shqiptarët kanë ndryshuar statusin e tyre politik dhe social, përse kanë arritur përfaqësimin në të gjitha institucionet, përse po angazhohen për barazi. Po, ne kemi bërë përpjekje për t’i arritur ato që i kërkuam për breza me mund e sakrifica. Ne nuk kërkuam më shumë, por vetëm të jemi të barabartë me të gjithë qytetarët e këtij vendi. Lideri i BDI-së para të pranishmëve theksoi se Maqedonia e Veriut nuk është shtet vetëm i një bashkësie etnike, por është shtet i të gjithë qytetarëve të saj. Të gjithë duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre, dhe asnjë qytetar nuk duhet të ndihet si qiraxhi. Kjo është një e drejtë që nuk mund ta mohojmë. Ali Ahmeti bëri të ditur se ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i shqiptarëve që duan të mbeten të nënshtruar, pa gjuhë, pa flamur, si barinj. Kjo periudhë ka kaluar! Ne do të vazhdojmë të angazhohemj për barazi të plotë, për të drejtat tona dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar. Gjithashtu, kreu i BDI-së tha se Marreveshja e Paqes e Ohrit mbetet një dokument i rëndësishëm dhe garanci për stabilitetin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në dhe të gjitha komuniteteve në shtet. Ajo është e garantuar nga aleatët tanë ndërkombëtarë, dhe çdo tentativë për ta rinegociuar atë është e papranueshme. Ali Ahmeti përsëriti se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është arritur me shumë mund e gjak, dhe ajo që është arritur me gjak nuk mund të shkatërrohet kollaj. Ne duhet të veprojmë si një trup i vetëm, për të ruajtur këtë arritje të madhe dhe për të ecur përpara, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e vendit tonë. Maqedonia e Veriut ka nevojë për zhvillim, prosperitet dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore. Bashkëpunimi dhe respekti reciprok midis të gjitha grupeve etnike janë thelbësorë për të ardhmen e vendit tonë. Ali Ahmeti në fund tha se ne nuk duam argatë, por funksionarë që punojnë për të gjithë qytetarët. Qeverisja e vërtetë është ajo që është e angazhuar për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik