Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

“Russia Today” synon transmetimet e programeve të saj në gjuhën serbe në Bosnje

20/01/2024
“Russia Today” synon transmetimet e programeve të saj në gjuhën serbe në Bosnje
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Televizioni Russia Today ka paralajmëruar se do të fillojë transmetimin e programeve në gjuhën serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, me gjithë faktin se është nën sanksione perëndimore. Fillimi i mundshëm i transmetimeve mund të dëmtojë marrëdhëniet e Bosnjës me partnerët ndërkombëtar, i tha programit në gjuhën boshnjake të Zërit të Amerikës ish ambasadori i Bosnjës në Rusi, Enver Haliloviç.

“Transmetimi i programeve të këtij televizioni vetëm sa do të ndërlikojë situatën politike në Bosnjë dhe Hercegovinë. Nga ana tjetër kjo është tregues i marrëdhenieve ndërmjet Republikës Serbe dhe Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha ish ambasadori Haliloviç.

Russia Today i themeluar në vitin 2005 nga qeveria ruse, është nën sanksionet e Bashkimit Evropian që nga viti 2022 për shkak të shpërndarjes së propagandës së Kremlinit për agresionin rus në Ukrainë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë thotë se vendi ka harmonizuar dukshëm politikën e jashtme më atë të bllokut, por masat kufizuese janë ende temë e diskutueshme politike, që ka ngritur pengesa për zbatimin e tyre, përfshirë edhe transmetimet e medieve shtetërore ruse.

“Presim që Bosnja të bëjë më shumë për të pamundësuar përzierjen e jashtme dhe keqpërdorimin e informacioneve. Lejimi i transmetimit të propagandës në territorin e saj është në kundërshtim me këto përpjekje”, thonë në delegacionin e Bashkimit Evropian.

Elmir Sadikoviç, profesor i Integrimeve Evropiane në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë thotë po ashtu se transmetimet e një kanali rus në hapësirat e Bosnjës mund të dëmtojnë rrugën e saj evropiane.

“Jo rastësisht do të realizohet këto javë kur pritet që Këshilli Evropian të vendosë për hapjen e negociatave të Bosnjës me Bashkimin Evropian dhe në dritën qasjes së bllokut ndaj Rusisë do të jetë një hap prapa dhe me siguri kjo çështje do të shtrohet nga Këshilli Evropian”, tha profesori Sadikoviç

Kanali Russia Today në rusisht është i qasshëm në Bosnjë nëpërmjet operatorëve të caktuar kabllorë.

Vitin e kaluar kanali publikoi një dokumentar që mbron tezën për ekzistimin e Klaifatit në Bosnjë dhe radikalizmin fetar të myslimanëve si dhe mohon gjenocidin në Srebrenicë.

Ndikimi rus në Bosnjë është i dukshëm për shkak të lidhjeve të ngushta të presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik me presidentin rus Vladimir Putin.

Udhëheqësi nacionalist pro-rus Milorad Dodik ka bërë thirrje hapur për shkëputje të Republikë Serbe nga Bosnja, duke sfiduar sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë ndaj tij për shkak të qasjes politike.

Konflikti i përgjakshëm në Bosnjë që u mori jetën mbi 100 mijë vetave mori fund në vjeshtën e vitit 1995 me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja e arritur në Dejton çoi në krijimin e entitetit serb dhe atij boshnjako-kroat në Bosnje, që mbahen të lidhur nga institucione të dobëta qendrore.

Vendet perëndimore janë të shqetësuara se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në shkallë të gjerë në Ukrainë, të cilin Moska e nisi gati dy vjet më parë.

Previous Post

A është Evropa gati për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë

Next Post

Miliona ofertë, Kylian Mbappe merr propozimin e “çmendur”

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Next Post
Miliona ofertë, Kylian Mbappe merr propozimin e “çmendur”

Miliona ofertë, Kylian Mbappe merr propozimin e “çmendur”

Pse nuk duhet ta përdorni kurrë ChatGPT për këshilla shëndetësore?

15/09/2025

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

15/09/2025

Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk