Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Rusia sulmon portet ukrainase në Danub

03/09/2023
Rusia sulmon portet ukrainase në Danub
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë Dmitry Medvedev akuzoi sot Japoninë se duke ndihmuar Kievin, po përfshihet në konflikt ushtarak me Rusinë. Në një fjalim të ashpër që mbajti në një qytet rus shumë pranë Japonisë, zoti Medvedev njoftoi gjithashtu se Forcat e Armatosura ruse janë shtuar me qindra mijëra pjesëtarë të rinj. Ndërkohë sot Kievi akuzoi Moskën se po vazhdon me bombardimin e porteve në qytetin e Odesës, jetike për dërgesat e grurit të Ukrainës, pas prishjes së marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja, që i mundësonte Ukrainës eksportimin e drithërave përmes Detit të Zi.

Dronët rusë goditën sot infrastrukturën portuale të lumit Danub në pjesët jugore të rajonit të Odesas, duke plagosur të paktën dy persona, njoftuan zyrtarët ukrainas.

Ata nuk dhanë detaje se çfarë u godit konkretisht, por disa media ukrainase raportuan shpërthime në portin Reni, i cili së bashku me Izmail-in, konsiderohen si dy portet kryesore të Ukrainës në Danub. Autoritetet ushtarake thanë se një zjarr që shpërtheu si pasojë e sulmit ishte shuar me shpejtësi.

Ukraina rrëzoi 22 nga 25 dronë Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia i lëshoi në drejtim të rajonin jugor të Odesës mëngjesin e të dielës, shkruanin Forcat Ajrore të Ukrainës në aplikacionin Telegram.

“Ne e kemi mbrojtur Odesën nga shkatërrimi. Sepse regjimi rus nuk mund të sjellë asgjë përveç degradimit dhe ne do t’i kthejmë sigurinë Odesës. Odesa ka qenë gjithmonë një vend ku ndihesh i lumtur”, tha Presidenti ukrainas gjatë fjalimit të përditshëm ndërsa iu drejtua banorëve të qytetit të Odesës në Ditën e Qytetit.

Një ditë më parë zoti Zelenskiy tha se ushtria ukrainase po përparon në kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse, duke hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ukraina po fiton terren me shumë ngadalësi.

Falë kundërofensivës, që tashmë ka hyrë pothuajse në muajin e tretë të saj, Kievi ka arritur të rimarrë mbi dymbëdhjetë fshatra, por jo qendra të mëdha, ndërkohë që përparimi është penguar nga fusha të gjera të minuara dhe vijat mbrojtëse të forcave ruse.

Këtë javë, zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti, shprehën zhgënjimin me progresin e ngadaltë të operacionit dhe madje fajësuan për këtë strategjinë ukrainase. Komentet u bënë të ditura në artikuj perëndimorë që shkaktuan zemëratën e Kievit.

“Forcat ukrainase po lëvizin përpara. Megjithë zhvillimet dhe çfarëdo thotë ndokush, ne po përparojmë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi në lëvizje”, shkruante zoti Zelensky në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Kievi thotë se ka përparuar qëllimisht ngadalë për të minimizuar humbjet, dhe se përparimi është ndërlikuar së tepërmi nga mungesa e fuqisë moderne ajrore. Rusia në anën tjetër e ka përshkruar tashmë kundërofensivën ukrainase si një dështim.

Po sot Nënkryetari i Këshillit rus të Sigurisë Dmitry Medvedev njoftoi se Forcat Ajrore ruse janë rritur gjatë këtij viti me një numër të madh anëtarësh.

“Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, që nga 1 janari i këtij viti rreth 280 mijë persona janë pranuar në radhët e Forcave të Armatosura ruse. Disa prej tyre ishin rezervistë, disa prej tyre janë vullnetarë dhe kategori të tjera”, thotë zoti Medvedev.

Zoti Medvedev i bëri deklaratat ndërsa vizitoi qytetin Yuzhno-Sakhalinsk që shtrihet pjesën më lindore të Rusisë, shumë pranë Japonisë. Gjatë fjalimit, zoti Medvedev akuzoi Japoninë se po “përfshihet në përplasje ushtarake” për shkak të ndihmës çdo herë e më të madhe që po i ofron Ukrainës, sikurse tha ai./VOA/

Previous Post

Kërcënimet, fyerjet dhe “robotët” e Kremlinit: Si vdiq diplomacia ruse nën Putin

Next Post

Ibrahimi i përgjigjet Selës: O je me BDI-në e me Soravinë o je kundër BDI-së e me opozitën e bashkuar!

Related Posts

Botë

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25/08/2025
Botë

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25/08/2025
Botë

Rritet në 300 numri i të vdekurve nga uria në Rripin e Gazës, 117 prej tyre janë fëmijë

25/08/2025
Botë

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

24/08/2025
Botë

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025
Botë

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025
Next Post
Ibrahimi i përgjigjet Selës: O je me BDI-në e me Soravinë o je kundër BDI-së e me opozitën e bashkuar!

Ibrahimi i përgjigjet Selës: O je me BDI-në e me Soravinë o je kundër BDI-së e me opozitën e bashkuar!

Sfillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë në mbështetje të Muhamed Elmazit

25/08/2025

Bashkimi shkëlqen ndaj Tikveshit, Shkupi zhgënjen sërish

25/08/2025

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Letoni

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk