Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Rusia rekruton serbët në përpjekje për të plotësuar forcat ushtarake në Ukrainë

18/10/2023
Rusia rekruton serbët në përpjekje për të plotësuar forcat ushtarake në Ukrainë
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të shtatorit, Branko hipi në një fluturim direkt nga Beogradi për në Moskë. Pas disa ditësh në kryeqytetin rus, Branko, me tre shtetas të tjerë serbë, u dërgua në një qendër rekrutimi ushtarak në Krasnogorsk, një qytet në periferi të Moskës, ku grupi nënshkroi një kontratë me ushtrinë ruse.

“Gjithçka shkoi shumë shpejt; brenda një ditë u bëra ushtar i Rusisë… Tani po pres të më dërgojnë në Ukrainë,” tha Branko në një shkëmbim tekstesh në Telegram, duke kërkuar anonimitetin që të mund të fliste lirshëm.

Branko, i cili nuk është emri i tij i vërtetë, ishte pjesë e përpjekjes më të fundit të Moskës për të rekrutuar serbët për të luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë, derisa Kremlini kërkon të plotësojë forcat e tij, të varfëruara nga 18 muaj luftime.

Bazuar në dëshmitë e ofruara nga dy luftëtarë serbë që udhëtuan në Rusi, si dhe në një listë të serbëve të rekrutuar, gazeta britanike “Guardian” zbuloi se zyrtarët rusë duket se kishin bërë plane për të rekrutuar qindra shtetas serbë për të forcuar ushtrinë.

Ndjenjat pro-ruse janë veçanërisht të larta në mesin e grupeve ultra-nacionaliste të Serbisë, të cilët kanë organizuar një numër tubimesh pro-Moskës që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ndërsa numri i serbëve të rekrutuar deri më tani nuk duket të jetë mjaftueshëm i rëndësishëm për të bërë një ndryshim të prekshëm në fushën e betejës, veprimet e Moskës rrezikojnë të tensionojnë marrëdhëniet e saj me Serbinë, një nga aleatët e saj të paktë në perëndim.

Drejtuesi i skemës serbe të rekrutimit, një plan që dukej se ishte hartuar gjatë verës, ishte Davor Saviçiq, një serb që ka kaluar vite duke luftuar si pjesë e inkursionit të parë të Rusisë në Ukrainë në vitin 2014. Në një intervistë më 21 gusht Saviçiq foli hapur se si ishte vënë në krye të një njësie të shtetasve serbë në Ukrainë.

Zyrtarët rusë duket se po koordinojnë nga afër procesin e rekrutimit. Shërbimi në gjuhën ruse i BBC-së, i cili javën e kaluar raportoi për herë të parë për skemën serbe të rekrutimit, tha se kishte marrë një regjistrim privat të një takimi midis Saviçiq dhe zyrtarëve të paidentifikuar në Moskë, në të cilin Saviçiq tha se kishte në plan të rekrutonte deri në 1000 shtetas serbë.

Numri i saktë i serbëve që kanë nënshkruar kontratë me ushtrinë ruse mbetet i paqartë.

Previous Post

Sulmi në spitalin e Gazës me mbi 500 të vdekur, Turqia shpall tri ditë zie

Next Post

Sulmi në spitalin e Gazës me mbi 500 të vdekur, Turqia shpall tri ditë zie

Related Posts

Botë

Trump merr goditje të rëndë nga bashkëpartiakët/ Senati miraton përfundimin e tarifave ndaj më shumë se 100 shteteve

31/10/2025
Biznes

Sot Dita Botërore e Kursimeve

31/10/2025
Botë

Dramë në pallatin britanik: Princi Charles ia heq edhe titullin e princit vëllait të tij

30/10/2025
Botë

Trump kufizon numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA

30/10/2025
Botë

A po sundon Trump si një Mbret?

30/10/2025
Botë

Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës

30/10/2025
Next Post
Sulmi në spitalin e Gazës me mbi 500 të vdekur, Turqia shpall tri ditë zie

Sulmi në spitalin e Gazës me mbi 500 të vdekur, Turqia shpall tri ditë zie

Linjë telefonike falas për t’i paraqitur shkelësit e rregullave të votimit

31/10/2025

Nis shitja në tregun e zi të biletave të ndeshjes Kosovë – Zvicër

31/10/2025

Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk