Forcat e armatosura ruse kanë lëshuar një valë të re bombardimesh ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përdorur dronë dhe raketa, përfshirë edhe ato të tipit “Kinzhal”.
Ndërkohë, në terren, Moska pretendon se ka arritur përparime në lindje të vendit, veçanërisht në qytetin e Pokrovsk, në rajonin e Donetskut.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, trupat e saj kanë hyrë dhe kanë konsoliduar pozicionet në distriktin Prigordny, duke zmbrapsur njëkohësisht sulme në fronte të tjera.
Moska pretendon se sulmet ukrainase ishin pjesë e një përpjekjeje për të “thyer rrethimin”.
Gjithashtu, autoritetet ruse kanë raportuar përparime edhe në zonën e Kupyansk, në rajonin e Kharkivit, ku sipas tyre, “armiku është dëbuar nga katër pozicione të fortifikuara në zonën industriale”.
Megjithatë, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet ukrainase.








