Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Rufi Osmani – simboli i lirisë së flamurit kombëtar

09/07/2023
Rufi Osmani – simboli i lirisë së flamurit kombëtar
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mëngjesin e hershëm të datës 9 korrik të vitit 1997, makineria policore maqedonase ia mësyen Gostivarit, për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar pranë komunës, si një e drejt që e kishte miratuar unanimisht pushteti lokal.

Eskortat policore ishin nisur pasi që natën e 8 korrikut, Parlamenti kishte sjellë një vendim kundër valvitjes së flamurit shqiptar.

Në mëngjesin e kobshëm, eskortat policore arrestojnë Rufi Osmanin si kryetar komune, si dhe kryetarin e Këshillit komunal, Refik Dauti. Po atë ditë pasoi edhe revolta dhe protesta e qytetarëve, ashtu që policia ushtroi dhunë barbare, duke lënë qindra të plagosur, por edhe të vrarë.

Në këto ngjarje tragjike në mbrotje të flamurit ranë tri dëshmorë, Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti, dhe u maltretuan me qindra dhe mijëra qytetarë të Gostivarit që kishin dalë në protestë në mbrotje të flamurit kombëtarë që ishte larguar nga godina e Komunës së Gostivarit.

Rufi Osmani tani i përkushtuar si profesor universitar gjithmonë përkujton këtë ditë të kobshme për Gostivarit dhe shqiptarët anembanë.

“Kur u zgjodha unë kryetar i Komunës së Gostivarit menjëherë morrën vendim që te përdoret edhe flamuri shqiptar në Maqedoni. Kërkesa erdhi edhe pse Shqipëria ndodhej në një krizë të thellë e njohur si kriza e 97, Kosova po ashtu. Ne e ndjemë se diçka po përgatitet, prandaj së bashku me Arbër Xhaferin dhe Alajdin Demirin realizuam një takim me kryeministrin e asaj kohe Branko Cërvenkovski.

Në këtë takim unë i ofrova kompromis, Cërvenkovskit, për të dalë prej situate. Kompromisi ishte që unë vullnetarisht të shkoj në burg për mos respektim të vendimit të gjykatës kushtetutare, ndërsa qeveria, gjegjësisht parlamenti të sjell ligjin për zyrtarizimin e flamurit kombëtar. Qëllimi im ishte të mos e pëson populli. Dhe në parim u ra dakord, këtë mund ta dëshmoj edhe Alajdin Demiri, i cili është gjallë.

Më 8 korrik, Parlamenti i Maqedonisë në ora 22:00 të natës miratoi ligjin dhe sjellja e ligjit politikisht neve na dha të drejtë, sepse me këtë ligj u abrogua vendimi i gjykatës kushtetutare, por për fat të keq ora 24:00, Branko Cërvenkovski që për mua vazhdon të jetë një kriminel ordiner, nga pozicioni i kryeministrit solli në Gostivar mbi 5000 mijë policë. Në ora 3 të mëngjesit burgosem unë, burgoset kryetari i Këshillit, dhe më 9 korrik ndodhi masakra e Gostivarit. U vranë tre qytetar të pafajshëm, u maltretuan me mijëra qytetar”, rrëfen Osmani

Previous Post

VMRO: Zgjedhje të shpejta parlamentare në vjeshtë – LSDM nuk ka zgjidhje tjetër

Next Post

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë dhe sasi më e madhe e të hollave

Related Posts

Aktuale

Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”

28/08/2025
Maqedoni

Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

28/08/2025
Maqedoni

Parandalohet kontrabandimi i preparateve për mbrojtje të bimëve, vlera arrin deri në 16 mijë euro

28/08/2025
Aktuale

Shkupi – Vardari do të luhet në Strumicë!

28/08/2025
Aktuale

Ky është parashikimi i motit për sot

28/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Në Çair u zhvillua turneu i parë i sporteve elektronike – synohet themelimi i klubit të parë e-sport

27/08/2025
Next Post
Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë dhe sasi më e madhe e të hollave

Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë dhe sasi më e madhe e të hollave

Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”

28/08/2025

Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit

28/08/2025

Parandalohet kontrabandimi i preparateve për mbrojtje të bimëve, vlera arrin deri në 16 mijë euro

28/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk