Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Rubin: Pyetjet e gjyqtarëve në Speciale ishin të anshme, Haga t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

03/10/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-diplomati amerikan, James Rubin dëshmoi për tri ditë në Hagë. Ai ishte dëshmitari i parë i thirrur për të dëshmuar nga mbrojtja e Thaçit.

Rubin e nisi dëshminë e tij më 15 shtator, duke thënë se Hashim Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Sipas tij, ai duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.

Së fundmi në një intervistë, Rubin ka folur për dëshminë e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai ka thënë se gjatë dëshmisë tre ditore të tij si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pyetjet e gjyqtarëve ishin të anshëm. Rubin tha se kjo Gjykatë duhet të bëjë gjënë e duhur, dhe të shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

“Unë dëshmova për tri ditë të gjata, por duhet të them këtu se gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që dukeshin jashtëzakonisht të njëanshme. Ato nuk tingëllonin si pyetje që kishin për qëllim gjetjen e fakteve. Prokurori ka të drejtë të paraqesë rastin e tij, po ashtu edhe mbrojtja. Gjyqtarët mbledhin evidenca, në mënyrë që të mund të japin një gjykim. Dhe nga pyetjet që mora nga disa gjykatës, pata ndjenjën se ata tashmë kanë vendosur që UÇK ishte një organizatë komplet funksionale, që Hashim Thaçi ishte në krye të saj, çka nuk është vërtetë. Kjo gjykatë duhet të bëjë gjënë e duhur, ta shpallë të pafajshëm dhe pastaj Shtetet e Bashkuara së bashku me Evropën, duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë dhe të rregullojnë këtë problem, Rubin në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour.

Previous Post

Mexhiti: Kujdesi për pensionistët është përparësi, kemi siguruar hapësirë të re dhe mbështetje konkrete

Next Post

Transportuesit privatë në Shkup nga e hëna do të qarkullojnë vetëm nga ora 5 deri në 10 për shkak të borxhit të papaguar nga NQP

Related Posts

Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Kosovë

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen dje në Drenas, policia jep detaje të reja

02/11/2025
Kosovë

Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër, ende nuk dihet kush e lëshoi

01/11/2025
Kosovë

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

01/11/2025
Next Post

Transportuesit privatë në Shkup nga e hëna do të qarkullojnë vetëm nga ora 5 deri në 10 për shkak të borxhit të papaguar nga NQP

BDI thirr mbledhje urgjente pas humbjes së zgjedhjeve lokale

03/11/2025

Azizi: Fitoren ia dedikoj shokëve të idealit

03/11/2025

Tërmet i fuqishëm në Afganistan/ Të paktën 20 të vdekur dhe qindra të plagosur

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk