Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Rritja e çmimeve, qeveria paralajmëron masa

29/08/2023
Rritja e çmimeve, qeveria paralajmëron masa
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse është e nevojshme do të merren masa të përkohshme lidhur me rritjet e çmimeve të produkteve ushqimore, por ato mund të jenë edhe më rigoroze nëse konstatohen rritje të pakontrolluara dhe të pabazuara të çmimeve. Masat mund të përfshijnë edhe ndalesën për punë. Kështu deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili kësaj jave do të realizojë takim me inspektoratin shtetëror të tregut, të cilët do të marrin direktiva që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Nëse është e nevojshme mund të ndërmarrim masa të përkohshme, por qëndrimi im personal dhe i ministrisë së ekonomisë është se kur të ketë rritje të pakontrolluara të çmimeve të cilat janë të pabazuara, në pajtueshmëri me informatat që i kam marr sot, nëse ka shoqata të sektorëve të caktuar, unë jam që të shkohet përmes ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve që parashe masa më rigoroze, masa për kundërvajtje që janë harmonizuar në ligjin për kundërvajtje dhe e dini si janë masat më rigoroze, aty parashihen edhe ndalesa për kryerjen e veprimtarisë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Nga Odat Ekonomike nuk pajtohen me masat të Qeverisë, por kërkojnë që tregu të jetë i lirë në përcaktimin e çmimeve bazuar në kërkesa dhe oferta. Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore me çmimet duhet të merret komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, por edhe të ketë ulje të TVSH-së si dhe të ndërhyhet me rezerva shtetërore.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se të gjitha vendimet do të ndërmerren në bazë të analizave vijuese, dhe me përfshirjen e të gjitha institucioneve kompetente. Pas heqjes së masave të qeverisë shumë produkte ushqimore shënuan rritje të madhe të çmimeve gjë që nxitën reagime në opinion pasi ato nuk përkojnë me zhvillimet globale ku ka ulje të çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike. /Alsat.mk

Previous Post

Ky është shteti që vizitohet më pak

Next Post

MASH: Nxënësit do t`i kenë tekstet shkollore më 1 shtator, shpërndarja po intensifikohet

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
MASH: Nxënësit do t`i kenë tekstet shkollore më 1 shtator, shpërndarja po intensifikohet

MASH: Nxënësit do t`i kenë tekstet shkollore më 1 shtator, shpërndarja po intensifikohet

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk