Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Rritet numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive

27/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është rritur numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive. Mjekja Safjane Bellçishta thotë se kjo ndodh si rezultat i rritjes së temperaturave, ndërsa më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët. Pacientët që vuajnë nga alergjitë rrezikojnë që të preken nga sinuset, sëmundjet respiratore, kardiovaskulare ndërsa në të shumtën e rasteve kanë vjellje dhe diarre.

“Janë aq të rrezikshme që mund të ndikojnë te disa persona tek rrugët e sipërme të frymëmarrjes, mund të paraqiten sinuset që janë kronike dhe ata janë të detyruar që tërë jetën të marrin anti kongestiv. Kemi edhe si gjendje akute që paraqitet që për 10 ditë kalon nëse e marrin terapinë. Problemi tjetër është se alergjitë ndikojnë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, që paraqitet si formë e asmës apo të sëmundjeve repsiratore kronike që bëjnë pengesë në ndryshimin e gazrave që bëhet në mushkëri dhe oksigjenimi nuk mund të bëhet në qelizat e trupit tonë”, tha Safjane Bellçishta, mjeke amë.

Simptomat më të shpeshta janë teshtitja, lotimi dhe kruarja e syve, si dhe temperatura. Bellçishta tha se ekzistojnë disa lloje të alergjive, ndërsa më e zakonshmja është ajo e polenit dhe alergjia e rrezeve të diellit.

“Janë alergji të ndryshme, kemi alergji prej ushqimeve, kemi alergji prej polenit, kemi alergji prej rrezeve të diellit, dielli është aq i fortë tani që bënë ndryshim shumë në lëkurë, derisa tek disa persona mund të paraqitet skuqje e lëkurës dhe disa puçrra mund të paraqiten që janë të rrezikshme dhe mandej mund të marrin ndonjë infeksion se shumica e personave nuk dinë fillojnë të kruhen dhe e gërvishtin atë vendin dhe është si portë për të hyrë bakteret apo viruset në ato vende”, shtoi ajo.

Mjekët apelojnë për pastrim të shpeshtë të duarve, ndërrimin e rrobave çdo ditë, ndërsa për çdo simptomë pacientët të paraqiten në mjek pasi pasojat janë të mëdha./Alsat.mk

Previous Post

Pacientët e prekur nga kanceri kërkojnë futjen terapisë biologjike në listën pozitive

Next Post

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve në Oman

Related Posts

Shëndet & Style

Këto shenja në fytyrën tuaj tregojnë se keni hipertension

01/11/2025
Shëndet & Style

Simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

01/11/2025
Shëndet & Style

Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës

31/10/2025
Shëndet & Style

E keni ditur gabim! Pse nuk duhet vendosur asnjëherë akull aty ku jeni lënduar

28/10/2025
Shëndet & Style

E keni ditur gabim! Pse nuk duhet vendosur asnjëherë akull aty ku jeni lënduar

28/10/2025
Shëndet & Style

Me këto pesë pije në mëngjes e stabilizoni sheqerin në gjak

27/10/2025
Next Post

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve në Oman

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk