Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Rritet kapitacioni për mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme dhe gjinekologjisë nga 75 në 100 denarë, ndërsa për stomatologji nga 61 në 75 denarë

07/04/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është Dita Botërore e Shëndetit dhe para se të vazhdoj me temën kryesore, shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët, sanitaret, farmacistët dhe punonjësit shëndetësorë – njerëzit që pa hezitim qëndrojnë në vijën e parë për mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Përkushtimi, humanizmi dhe profesionalizmi i tyre janë disa nga shtyllat themelore të shoqërisë sonë.

Shëndeti është përgjegjësi e jona e përbashkët, ndërsa Qeveria do të vazhdojë të forcojë sistemin shëndetësor, të investojë në kushte, kuadro dhe dinjitetin e të gjithë punonjësve shëndetësorë.

Të nderuar miq,

Sot, në këtë konferencë për shtyp, me kënaqësi dua të ndaj me ju një lajm të mirë për forcimin e shtyllës së kujdesit shëndetësor – për forcimin e kujdesit shëndetësor parësor në sistemin shëndetësor maqedonas.

Miratuam vendim për një rritje historike të kapitacionit për mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme, gjinekologjisë dhe stomatologjisë, duke filluar nga prilli i vitit 2025.

Rritja e kapitatit për mjekët amë do të thotë paga më të larta dhe mjekë më të motivuar.

Sipas këtij vendimi, vlera e kapitacionit për mjekësinë e përgjithshme dhe gjinekologjinë do të rritet nga 75 në 100 denarë, ndërsa për stomatologjinë nga 61 në 75 denarë, që përfaqëson një rritje prej 33%, përkatësisht 23%. Kjo rritje vjen pas një stagnimi shumëvjeçar gjatë periudhës 2019–2022, kur ishte 63 denarë dhe 48 denarë.

Nëse shikojmë në të kaluarën, nga viti 2015 deri më sot, kapitatacioni për mjekësinë e përgjithshme është rritur nga 50 në 100 denarë – një dyfishim i vlerës për një dekadë. Edhe për gjinekologjinë kemi një rritje nga 50 në 100 denarë, ndërsa për stomatologjinë nga 35 në 75 denarë, që përfaqëson një rritje prej 114%.

Nënvlerësimi i kujdesit shëndetësor primar ka çuar në ulje të numrit të ambulancave në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, për 34 ambulanca më pak për mjekësi të përgjithshme dhe 24 për stomatologji, ndërsa mbi njëqind më pak ambulanca për mjekësi të përgjithshme në krahasim me vitin 2015. Rënie të veçantë ka në vendbanimet rurale dhe më të vogla, për të cilat janë ndërmarrë masa të veçanta që në janar.

Shteti ndan rreth 4.5 miliardë për mjekët amë, gjinekologët dhe stomatologët, ndërsa për këtë rritje do të ndahen rreth 550 milionë denarë ose mbi 9 milionë euro.

Kjo rritje tregon përkushtimin tonë për të përmirësuar statusin e mjekëve amë dhe për të siguruar kujdes shëndetësor më cilësor për të gjithë qytetarët. Me këtë rritje të re, shuma mesatare për mjek amë do të përmirësohet edhe më shumë, që do të thotë më shumë motivim dhe mbështetje për punën e tyre.

Po bëjmë maksimumin dhe përpiqemi. Asnjëherë nuk është e mjaftueshme dhe jemi të vetëdijshëm për këtë, por bëjmë gjithçka që mundemi për të përmirësuar dhe ndryshuar gjërat. Çdo ditë që kalon, çdo hap e takim i yni është i përkushtuar për të bërë diçka më mirë.

Ky vendim është pjesë e strategjisë sonë për përmirësimin e sistemit shëndetësor, duke e njohur rolin kyç të mjekëve amë në parandalimin dhe trajtimin. Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Së bashku vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë!

Luftojmë për të zgjidhur gjithnjë e më shumë probleme të grumbulluara. Me çdo zgjidhje tregojmë se nuk heqim dorë nga motoja dhe qëllimi ynë, a ajo është që Maqedonia të jetë sërish e juaja!

Previous Post

Mexhiti: Nevojiten veprime urgjente dhe të koordinuara për të shpëtuar liqenin e Prespës

Next Post

Taravari: VLEN na lëshoi një ultimatum një orë para Kuvendit, nuk i kam qejf ultimatumet, dëshirojë të bisedojë

Related Posts

Maqedoni

KSHZ-ja ua hoqi akreditimet tetë vëzhguesve vendas për shkak të agjitimit para një vendvotimi

02/11/2025
Maqedoni

MPB: Nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe qetësisë publike

02/11/2025
Maqedoni

9 persona nga Maqedonia dhe Kosova organizuan gara të jashtëligjshme me qen

02/11/2025
Maqedoni

Jehona e votuesve deri në orën 15 për Qytetin e Shkupit! Çairi dhe Saraji me daljen më të vogël

02/11/2025
Maqedoni

E kërkuar prej kohësh, bie në pranga 44-vjeçarja nga Tetova e dënuar për mashtrim

02/11/2025
Maqedoni

Deri në ora 13:00, dalja e votuesve në raundin e dytë arrin 19,96%

02/11/2025
Next Post

Taravari: VLEN na lëshoi një ultimatum një orë para Kuvendit, nuk i kam qejf ultimatumet, dëshirojë të bisedojë

KSHZ-ja ua hoqi akreditimet tetë vëzhguesve vendas për shkak të agjitimit para një vendvotimi

02/11/2025

Sinan Vllasaliu: Estrada sot është më e paedukatë, janë rehatuar me playback

02/11/2025

MPB: Nuk janë regjistruar shkelje të rënda të rendit dhe qetësisë publike

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk