Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Rrëzohet avioni në Kili, humbin jetën gjashtë persona

08/05/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një avion me gjashtë persona në bord u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës pranë kryeqytetit të Kilit, Santiago, ndërsa ishte duke transportuar një pacient drejt një zone pranë kufirit verior të vendit, njoftuan autoritetet kiliane.

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Kilit (DGAC), kontakti me avionin u humb pranë kodrës El Roble, në zonën Curacaví, rreth 40 kilometra në perëndim të Santiago-s. Njoftimi u bë publik në orën 21:37 me orën lokale (03:37 me orën tone).

Avioni i tipit Piper Cheyenne II, me numër regjistrimi CC-CCC, ishte nisur nga Santiago me destinacion qytetin verior Arica. Në bord ndodheshin gjashtë persona, përfshirë pacientin dhe stafin mjekësor.

Operacionet e kërkimit janë ende në zhvillim, me pjesëmarrjen e forcave ajrore, policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse. Zona ku dyshohet se është rrëzuar avioni ndodhet në një terren malor dhe shumë të paarritshëm, gjë që po vështirëson ndërhyrjen.

“Kjo është një zonë me lartësi të madhe dhe jashtëzakonisht e vështirë për të hyrë,” tha kryebashkiaku i Curacaví-t, Cristian Hernández, për një rrjet televiziv kilian. Ai shtoi gjithashtu se operacionet janë penguar edhe nga reshjet e shiut që ranë një ditë më parë në Santiago.

Previous Post

Cili do të jetë fati i Inspektoratit që mbron dhe mbikëqyr përdorimin e gjuhës shqipe?!

Next Post

VLEN: Dështoi plani i BDI-së për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Related Posts

Botë

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Next Post

VLEN: Dështoi plani i BDI-së për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025

Pesë filmat që shënjuan jetën e Diane Keaton

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk