Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Rreziku i nënvlerësuar i tensionit të lartë të gjakut te fëmijët

03/09/2023
Rreziku i nënvlerësuar i tensionit të lartë të gjakut te fëmijët
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, e njohur si hipertoni, rrezikohen që të vuajnë edhe në moshë madhore prej saj.

Sipas një studimi në Kanada, publikuar më 2022 nga National Library of Medicine, hipertonia është një ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në botë, por që në fakt mund të parandalohen, nëse ajo trajtohet në kohën e duhur. Numri i fëmijëve me hipertoni dekadat e fundit është shtuar ndjeshëm.

Cilat janë shkaqet?

Shkaqet më të shpeshta janë adipositas, mungesa e lëvizjes ose një sëmundje kronike e veshkave. Edhe pesha e ulët në lindje mund të jetë një faktor i mundshëm rreziku, po ashtu si edhe predispozita gjenetike, kur edhe prindërit vuajnë nga hipertonia.Nëse prindërit pijnë duhan edhe kjo ndikon negativisht në tensionin e gjakut tek fëmijët.
Kur një fëmijë ka marrjemendsh, mospërqendrim në mësim e lexim ose gjakderdhje nga hundët, askujt nuk i shkon mendja, se tensioni i lartë mund të jetë shkaku.

“Eshtë e rëndësishme, që qysh në fëmijëri dhe në moshë të re t’i kushtohet vëmendje tensionit”, këshillon Robert Dalla-Pozza nga Klinika e Universitetit Ludëig-Maximilian të Mynihut.

“Kjo vlen kryesisht për fëmijët, të cilët kanë kaluar infeksion në kanalet urinare apo u janë prekur edhe veshkat nga infeksioni, ose për fëmijët e lindur me veshka difektoze, me cist të veshkave apo ngushtim të arterieve të veshkave”, shpjegon Dalla-Pozza. Veshkat janë një pjesë e rëndësishme e një qarkullimi të rregullt kompleks dhe rregullojnë presionin e gjakut.

Çfarë ndodh me tensionin e lartë?

Ushqyerja jo e shëndetshme është një ndër arsyet, përse shumë fëmijë vuajnë nga tensioni i lartë. Kjo vlen në mbarë botën, thotë Dalla-Pozza. “Kur fëmijët në vendet në zhvillim ndjekin mënyrën perendimorë të jetesës, ata çuditërisht jo vetëm preken nga sëmundjet tipike të civilizimit, si mbipesha, por si rrjedhojë e kësaj preken edhe nga hipertonia.”
Fëmijët në vendet afrikane duke përdorur p.sh. fast food shumë shpejt shtojnë në peshë duke vuajtur edhe pasojat e saj gjatë jetës, thotë, thotë Dalla-Pozza: “çdo enë e qarkullimit të gjakut vjetërohet, nuk është më elastike dhe ngurtësohet. Ky është një proces normal i plakjes. Por ky proces fillon qysh në moshën e fëmijërisë nëse ata vuajnë nga hipertonia, si rrjedhojë me kalimin e moshës ata përballen me procesin e përforcuar të plakjes.”

Përse është tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët kaq i rrezikshëm?

Nga tensioni i lartë gjaku vazhdimisht pompohet me shumë presion nëpër paretet e enëve të gjakut dhe në trup. Enët e gjakut tendosen. Kjo është e rrezikshme tek fëmijët, sepse arteriet dhe venat e tyre kanë një diametër më të vogël se tek të rriturit.

Sforcimi prej tensionit të lartë mund të rrisë tek fëmijët rrezikun për arteriosklerozën. Kalçifikimet në paretet e enëve të gjakut përbëhen nga kolesterol, yndyrna dhe kalcium. Si rrjedhojë arteriet ngushtohen dhe gjaku nuk qarkullon më lirshëm. Pasoja janë sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut e në rastin më ekstrem mund të ndodhë goditje në tru që në moshë të re.
Dëmtimi i syve është një pasojë tjetër e mundshme. Nëse fëmijët shfaqin shqetësime me shikimin patjetër duhet konsultuar me mjekun okulist. “Mjeku okulist konstaton p.sh. ndryshim të indit. Në indin e syrit ndodhen kapilarë të gjakut, që mund të ndryshojnë prej tensionit. Madje ato mund të shkaktojnë edhe hemoragji”, shpjegon Dalla-Pozza.

Si mund të trajtohet hipertonia tek fëmijët?

Meqenëse adipositas është një ndër shkaqet kryesore për tensionin e lartë, në plan të parë duhet të jetë lëvizja, sa më shumë aktivitete fizike si dhe një mënyrë e shëndetshme të ushqyeri. Nëse këto masa nuk japin efekte pozitive për një gjysmë viti, fëmijët duhet të trajtohen me medikamente si p.sh. me frenues të ACE-së.

Ashtu si edhe shumë sëmundje të tjera tensioni i lartë luftohet me një jetë të shëndetshme, me ruajtjen e një peshe normale, sa më pak ushqime fast food dhe sa më pak kripë. Edhe pijet që rrisin tonalitetin (energydrinks) dhe preferohen nga fëmijët e të rinjtë./ DW

Previous Post

Mes lotëve dhe shumë emocione, Samet Idrizi mbylli ëmbëltoren e tij në Kumanovë pas 30 vitesh, e gjithë zona erdhi ta përshëndes (VIDEO)

Next Post

Ja sa turistë të huaj sivjet vizituan Strugën dhe Ohrin

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Ja sa turistë të huaj sivjet vizituan Strugën dhe Ohrin

Ja sa turistë të huaj sivjet vizituan Strugën dhe Ohrin

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk