Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Rreth 100 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Al-Aksa

24/03/2023
Rreth 100 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Al-Aksa
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht kufizimeve të Izraelit, rreth 100 mijë besimtarë palestinezë dhe të huaj falën namazin e xhumasë së parë të muajit Ramazan në Xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu.

Në pazaret dhe rrugët e ngushta që të çojnë në Xhaminë Al-Aksa në zonën e Qytetit të Vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, kishte fluks të madh për të falur namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Al-Aksa e cila është kibleja e parë e muslimanëve.

Të rritur, fëmijë, gra dhe burra nga të gjitha moshat, krahas xhamive brenda kompleksit Al-Aksa u radhitën duke mbushur kopshtin dhe pjesën rrethuese të Xhamisë Al-Aksa.

Sipas një deklarate me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, thuhet se në xhumanë e parë të muajit Ramazan në Al-Aksa morën pjesë rreth 100 mijë njerëz.

Për garantimin e rregullit në Al-Aksa e cila u mbush plot e përplot ndërsa u mobilizuan dhjetëra vullnetarët të lidhur me Administratën e Fondacioneve.

Çdo vit në Xhaminë Al-Aksa kryejnë adhurim mesatarisht 10 mijë muslimanë në ditë ndërkohë kjo shifër rritet deri në 150 mijë në ditët e xhuma (të premte).

Forcat izraelite kufizuan hyrjen në Kuds për palestinezët në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite penguan hyrjen nga Bregu Perëndimor drejt Kudsit të pushtuar, për shumë palestinezë të cilët dëshironin të falnin namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Xhaminë Al-Aksa.

Ushtarët izraelitë dërguan njësi përforcuese në pikat e kontrollit në kalimet nga Bregu Perëndimor në Kudsin Lindor dhe nuk lejuan kalimin e disa palestinzëve të cilëve u kontrolluan kartat e indentitetit.

Grumbullime të shumta u krijuan nga palestinezët të cilët dëshironin të kalonin nga pikat e kontrolli “300” në jug të Kudsit Lindor dhe pikën e kontrollit Qalandia në veri.

Mund të rriten tensionet në Ramazan

Me fillimin e muajit të Ramazanit thuhet se ka shqetësime për rritjen e tensioneve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtimin e Izraelit.

Në shtypin izraelit, thuhet se njësitë e sigurisë “kanë paralajmëruar qeverinë se tensionet në muajin e Ramazanit mund të rriten”.

Si pasojë e sulmeve të ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj, që nga fillimi i vitit në rajonet që ndodhen nën pushtim kanë humbur jetën 89 palestinezë, përfshirë të moshuar, gra dhe fëmijë. Ndërsa në sulmet kundrejt izraelitëve kanë humbur jetën gjithsej 15 persona, përfshirë një shtetas ukrainas.

Previous Post

Hapet për vizitë Këmisha e Shenjtë e profetit Muhamed

Next Post

Shkupi solidarizohet me të sëmurët me tuberkulozë, ura e Gurit ndriçohet me të kuqe

Related Posts

Botë

Ministrat e 24 vendeve: Duhet veprim urgjent për t’i dhënë fund urisë në Gaza

12/08/2025
Botë

Intensifikohen sulmet izraelite në Gaza, 89 të vrarë në 24 orët e fundit

12/08/2025
Botë

SHBA i pezullon për 90 ditë tjera tarifat treshifrore tregtare ndaj Kinës

11/08/2025
Botë

Tragjedi në Angli! Një person humb jetën pas një përleshje me disa adoleshentë

11/08/2025
Botë

OKB: Vrasja e gazetarëve nga Izraeli, shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

11/08/2025
Botë

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane

11/08/2025
Next Post
Shkupi solidarizohet me të sëmurët me tuberkulozë, ura e Gurit ndriçohet me të kuqe

Shkupi solidarizohet me të sëmurët me tuberkulozë, ura e Gurit ndriçohet me të kuqe

Izet Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit është themel i gjallë për shtet të drejtë dhe gjithëpërfshirës

13/08/2025

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, themeli i shtetit dhe stabilitetit tonë

13/08/2025

Mickoski: Mbetemi besnikë në rrugën e paqes

13/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk