Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Rregullat e arta për të mos u ftohur nga kondicioneri gjatë verës

26/06/2023
Rregullat e arta për të mos u ftohur nga kondicioneri gjatë verës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka disa rregulla të arta që duhet t’i zbatoni nëse nuk doni që të ftoheni nga kondicionerët gjatë verës. Zgjedhja e saktë e vendndodhjes më të mirë për të instaluar njësinë e ftohjes është shumë e rëndësishme.

Meqenëse ajri i ftohtë është më i rëndë dhe ka tendencë të lëvizë poshtë, ai do të përzihet me ajrin e ngrohtë i cili, duke qenë më i lehtë, do të ngrihet lart. Prandaj, është thelbësore që instalimi të bëhet në pjesën e sipërme të murit që keni zgjedhur.

Ashtu siç është e rëndësishme të shmangni mbulimin e kondicionerit kur ai është në punë. Çdo gjë e vendosur përpara tij do të veprojë si një pengesë që parandalon përhapjen e saktë të ajrit;

Stop temperaturave polare

Krahasuar me ‘klimën’ e jashtme është gjithmonë e këshillueshme ulja e temperaturës së brendshme me 3 gradë. Në këtë mënyrë, përveç shmangies së ndryshimeve të papritura të temperaturës, reduktohet edhe konsumi i energjisë.

Për më tepër, nëse është e mundur, është më mirë të preferoni mënyrën e dehumidifikimit. Vapa e verës shpesh perceptohet si e zjarrtë për shkak të përqendrimit të tepërt të lagështisë në ajër.

Duhet një kondicioner në çdo dhomë

Le të hedhim poshtë një mit, një kondicioner i vetëm i madh dhe i fuqishëm nuk mund të ftojë disa dhoma. Gjithashtu klima ideale arrihet vetëm kur ambienti që vendosim të ftohim ka dyer dhe dritare të mbyllura.

Nëse këto janë të hapura, ajri i nxehtë do të bashkohet me atë të ftohtë dhe do të tundoheni të ulni kondicionerin me disa gradë, duke përftuar kështu vetëm dy aspekte: shpenzimin e energjisë dhe parehatinë.

Ndizni një herë dhe mbani temperaturën konstante

Ndezja dhe fikja e vazhdueshme e kondicionerit jo vetëm që shpërndan freskinë e arritur, por ndihmon në rritjen e konsumit të energjisë.

Më mirë, pra, të ndizni vetëm një herë dhe të vendosni temperaturën në mënyrë që të mbetet konstante gjatë gjithë ditës. Më pas, gjatë natës, duke aktivizuar opsionin e gjumit në telekomandë, kondicioneri redukton aktivizimin e tij në minimum.

Mos neglizhoni mirëmbajtjen e kondicionerëve

Pastërtia është gjithçka. Para se të ndizni, këshillohet të pastroni filtrat e ajrit dhe ventilatorët të cilët paraqesin barriera ndaj viruseve, baktereve dhe pluhurit.

Mirëmbajtja e kondicionerit dhe kontrolli i ftohësit nga teknikë profesionistë duhet të kryhet në mënyrë periodike, me një frekuencë që varion nga 2 deri në 4 vjet, në varësi të llojit të furnizimit me energji dhe fuqisë termike të sistemit./A2CNN

Previous Post

Fiat ndërpret prodhimin e veturave me njërën ngjyrë pasi është e mërzitshme e s’përputhet me ‘La Dolce Vita’

Next Post

Biden: Perëndimi nuk ka gisht në rebelimin kundër Putinit

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Biden: Perëndimi nuk ka gisht në rebelimin kundër Putinit

Biden: Perëndimi nuk ka gisht në rebelimin kundër Putinit

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025

Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it (VIDEO)

16/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk