Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Rrahja në Tetovë, Mickoski: Mos t’i jepet konotacion etnik rastit, autorët sa më shpejtë të dalin para drejtësisë

04/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhur me incidentin në Tetovë, kanë reaguar partitë politike. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se e dënon çdo lloj sulmi fizik por edhe retorikën e politikanëve që rasteve si kjo, siç tha, tentojnë t’u japin konotacion etnik. Ai thotë se është shumë me rëndësi që MBP të veprojë menjëherë dhe fajtorët të dalin para drejtësisë.

“Retorika e politikanëve që për fat të keq e filloi BDI, në ngjarjet e tyre ku flisnin për ndarje etnike, kthim në vitin 2001, sepse nuk mund të prisni nga BDI të flet për arsim, për shëndetësi, ekonomi, investime e kështu me radhë. Ata të vetmen gjë që mund ta flasin është përçarja dhe 2001-shi. Kjo është ajo që e flet BDI. Lloji i tillë i retorikës, provokon një lloj të këtillë të reagimeve. Absolutisht i dënoj të gjitha incidentet, absolutisht i dënoj sulmet fizike, pavarësisht kush i bën dhe përse i bën. Për mua është me rëndësi që MPB të veprojë menjëherë, t’i zbulojë kryerësit dhe të njëjtit, pavarësisht se kush janë të vendosen para drejtësisë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti i dënon këto akte dhe paralajmëron përgjigje të rreptë për raste të tilla që cenojnë lirinë e qytetarëve.

“Veç janë marrë masa, isha në kontakt të vazhdueshëm me organet e rendit. Janë privuar nga liria, i dënoj këto raste. Është pak e çuditshme që çdo herë gjatë cikleve zgjedhore ndodhin këto raste. Do bëj apel të gjithë të jenë në nivel të përgjegjësisë. I dënojmë si akte dhe do kenë përgjigje të rreptë nga shteti çfarëdo raste të tilla që cenojnë lirinë e qytetarëve”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.

Ndërsa opozita shqiptare, Aleanca Kombëtare për Integrim dhunën ndaj dy të rinjve në Tetovë, e cilësuan si kërcënim ndaj qetësisë në Tetovë por edhe marrëdhënieve ndëretnike në vend.

“E dënojmë ashpër aktin e dhunës së paprecedent që ka ndodhur në qytetin e Tetovës, ku një grup më i madh personash, sipas deklaratave të viktimave të lënduara rëndë, ishin të nacionalitetit maqedonas dhe sulmuan disa të rinj shqiptarë adoleshentë. Ky është një akt barbar, i rrezikshëm dhe i papranueshëm, që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë në Tetovë dhe për marrëdhëniet ndëretnike në vend”, thonë nga koalicioni AKI.

Të gjitha partitë bëjnë thirrje për përgjigje adekuate institucionale. /Alsat.mk

Previous Post

KSHZ: ODIHR me 14 vëzhgues nga nesër fillon me monitorimin e Zgjedhjeve Lokale 2025

Next Post

Sedat Bislimi: Do ta sjellim zhvillimin në çdo lagje, rrugë dhe shtëpi të Studeniçanit (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Fillon viti i ri akademik/UNT me 1040 regjistrime, rrit potencialin akademik dhe konfirmon misionin e tij edukativ

01/10/2025
Maqedoni

Tetori Rozë/ Shifra shqetësues me kancerin e gjirit, vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 1 mijë pacientë

01/10/2025
Maqedoni

Kryeparlamentari Gashi takon ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Dukaj

01/10/2025
Maqedoni

Rasti “Koçani DAP pezullon disa inspektorë

01/10/2025
Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për zhvillimin rajonal

01/10/2025
Maqedoni

Ish-ushtarët e UÇK-së i bashkohen VLEN-it në mbështetje të kandidatit për Çair, Izet Mexhitit

01/10/2025
Next Post

Sedat Bislimi: Do ta sjellim zhvillimin në çdo lagje, rrugë dhe shtëpi të Studeniçanit (VIDEO)

Fillon viti i ri akademik/UNT me 1040 regjistrime, rrit potencialin akademik dhe konfirmon misionin e tij edukativ

01/10/2025

Tetori Rozë/ Shifra shqetësues me kancerin e gjirit, vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 1 mijë pacientë

01/10/2025

Kryeparlamentari Gashi takon ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Dukaj

01/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk