Në vazhdën e themelimit të partive të reja politike në bllokun shqiptar, sot pritet të themelohet edhe një parti e re nga deputeti i pavarur Skender Rexhepi – ZEJDI, i cili ka thirrë një KONGRES POPULLOR.
Në këtë Kongres Popullor do të shpaloset:
– Emri i Partisë më të re në vendin tonë;
– Kuvendi Qendror dhe Kryetari i Partisë.
Përndryshe, subjekti më i ri politik për synim do të ketë krijimin e konceptit të ri politik, të përkushtuar në ruajtjen e vlerave tona tradicionale familjare, si dhe afirmimin e vlerave bashkëkohore ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore.” – thuhet në njoftimin e Kongresit Popullor.