Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

RMV/ Përgatitet lista e ushqimeve për ulje të çmimeve

09/03/2023
RMV/ Përgatitet lista e ushqimeve për ulje të çmimeve
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lista e re me çmime më të lira të produkteve themelore të ushqimit është në përgatitje e sipër, paralajmëron zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Sipas tij ende nuk është caktuar se për cilat produkte bëhet fjalë dhe nëse masa ka të bëjë me ngrirjen e çmimeve. Bytyqi gjithashtu tha se nuk është e mundur të përcaktohet se cili është çmimi më i favorshëm për qytetarët, por edhe të na kritikojë se pse i ngrijmë çmimet.

“Tashmë është miratuar vendimi për uljen e disa të dhënave doganore për pastat dhe prodhime të domateve që do të ndikonte në uljen e çmimeve të këtyre produkteve, po bëhen analizat e fundit për disa prodhime të qumështit. Nuk duam t`i dëmtojmë bizneset, por duhet që t`i bashkojmë forcat që t`i ulim çmimet që qytetari të jetë më pak i dëmtuar. Sjellja e pamoralshme dhe joetike në treg bie ndesh me parimet bazë të ekonomisë së tregut. Askush nuk mund të na kritikojë pse i ngrijmë çmimet, nëse sjellja e palës tjetër ishte e pamoralshme dhe joetike dhe në kurrizin e qytetarëve. Për ne, interesi i qytetarëve është mbi gjithçka.”, – deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Bytyqi: Qytetarët të jenë të kënaqur, më pak të ndjehet kriza

I pyetur se çfarë do të ndodh nëse me masat e reja përsëritet situata me bukën, duke marrë parasysh revoltën e kompanive, Bytyqi tha se një sjellje të këtillë kanë pasur vetëm disa kompani, pasi edhe me ngrirjen e çmimeve, kompanitë vazhdojnë të gjenerojnë fitime.

“Ngrirja e çmimeve nuk do të thotë që kompanitë nuk gjenerojnë fitime, por fitimet e tyre janë më të ulëta dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Edhe me çmimin e ngrirë të bukës prej 33 denarë, ka një marzh fitimi që është fitim për kompaninë, por nuk është aq sa do të prisnin. Në një periudhë krize, të gjithë humbin diçka, por të gjithë fitojnë dhe fitojnë që qytetarët do të jenë të kënaqur dhe më pak të ndjehet kriza. Ky është mesazhi kryesor që ne të gjithë duhet të përcjellim.”, – theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Lidhur me shembullin e Francës ku janë “ngrirë” thuajse të gjitha çmimet e produkteve të ushqimit dhe nëse një masë e këtillë mund të zbatohet në vendin tonë, zëvendëskryeministri Bytyqi, theksoi se ideja për subvencione, nuk ka qenë që kompanive t’u mundësohet rritja e profitit dhe kjo nuk do të lejohet.

Previous Post

Hoxha nga Shkupi: “Boll më me xhamia se u lodhëm, të ndërtojmë shkolla e spitale” (VIDEO)

Next Post

Makina bie nga mbikalimi dhe përplaset me një mjet tjetër, ka viktima (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Makina bie nga mbikalimi dhe përplaset me një mjet tjetër, ka viktima (VIDEO)

Makina bie nga mbikalimi dhe përplaset me një mjet tjetër, ka viktima (VIDEO)

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk