Ne Rinia e Lëvizjes BESA në Strugë, jemi tubuar sot para
 komunës së Strugës, për të ngritur zërin kundër keqpërdorimeve
 që bëhen në vendin tonë. Shpallja persona nongrata i Ramiz
 Merkos, sa është e turpshme për vetë kreun e kësaj komune dhe
 partinë e tij, po aq është e turpshme edhe për këtë gjyqësor, i cili
 pret që, këto hetime dhe zbulime për keqpërdorimet e bëra, ti
 zbuloj dhe të na i dëshmojë Amerika. Dhe e gjithë kjo, sepse
 institucionet e drejtësisë në vendin tonë, duke mos marrë masa
 dhe duke qenë nën kthetrat e politikës, janë po aq fajtore dhe po
 aq nongrata sa edhe vet Ramizi, i cili njollosi edhe familjen e tij
 duke e futur atë në listën e zezë të shtetit mik, Amerikës.
 Andaj, sot, po nga ky vend ku Merko kreu krimet e tij dhe bëri
 keqpërdorimet e panumërta, kërkojmë nga Ai që të jap dorëheqje.
 Populli i Strugës nuk e meriton këtë turp dhe Merko duhet të jep
 përgjegjësi para organeve të drejtësisë për bëmat e tij.
 Ambasadorja e Amerikës, dje në një televizion të vendit dha një
 mesazh, “Amerika nuk do të sygjerojë se çka të bëj shteti me
 personat e futur në Listë të zezë, se ky vend ka sovranin e vetë”,
 andaj ne si sovran i këtij vendi, kërkojmë nga personi Nongrata
 Merko dhe partia nongrata BDI, që të heqin dorë nga institucionet
 dhe të shpallin zgjedhjet, sepse ky vend ka popull që nuk e ka
 ftyrën e zezë sikur Merkoja dhe BDI-a e tij.
 Partia e Ramiz Merkos që prej tre ditësh hesht dhe nuk e
 komenton këtë rast, vetëm e vetëm sepse, Merkoja pajisi me
 diploma shumë funksionarë laik dhe të paditur të kësaj partie,
 përmes universiteti pa studentë, andaj dhe Ramizi në këtë krim
 nuk është i vetëm. Atij i ndihmoi partia e tij që ai të krijojë
pashallëkun jo vetëm për vete por edhe për pseudofunksionar të
 tjerë të partisë, që ngasin makina luksoze, dhe fotografohen
 nëpër vila të shtrenjta të bëra nga krimi dhe korrupsioni i Merkos
 dhe BDI-së.
 Merko ik, ti nuk e ke vendin në mesin e këtij populli faqeëbardhë,
 sepse ti i nxive ftyrën jo vetëm komunës, por gjithë popullit. Jep
 dorëheqje sa më shpejtë, sepse ne jemi sovrani, andaj këtë turp
 nuk e durojmë.
 Lëvizja BESA
 Strugë
 23.06.2023








