Kryeministri i Palestinës, Mohammad Mustafa, ka folur sot nga Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, duke paraqitur planin për rindërtimin e Gazës pas shkatërrimeve të mëdha.
Sipas tij, programi pesëvjeçar për rindërtimin pritet të kushtojë mbi 67 miliardë dollarë (rreth 49 miliardë paund). Ky plan përfshin strehimin, shërbimet sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe qeverisjen.
Mustafa u shpreh se pritet që partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mbështesin këtë përpjekje, ndërsa shtoi se Egjipti pritet të organizojë një “konferencë për rindërtimin e Gazës” muajin e ardhshëm në Kajro.
“Qeveria e Palestinës rithekson se qeverisja efektive në Gaza është një shtyllë themelore për rimëkëmbjen dhe stabilitetin”, deklaroi Mustafa para të pranishmëve./abcnews.al