Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Rezoluta e Aleancës për Shqiptarët pas Tragjedisë në Koçan: Koha për Drejtësi dhe Llogaridhënie”

06/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rezoluta e Kuvendit të ASh

Duke marrë parasysh tragjedinë e rëndë që ndodhi në orët e para të 16 marsit 2025 në qytetin e Koçanit, ku si pasojë e një zjarri shkatërrues humbën jetën 60 qytetarë dhe mbi 150 të tjerë u lënduan, Duke konstatuar dështimet serioze të institucioneve përgjegjëse në zbatimin dhe garantimin e standardeve të licencimit, sigurisë dhe mbikëqyrjes inspektuese dhe policore, Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uruar shërim të shpejtë për të lënduarit, Duke falënderuar institucionet shëndetësore për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për solidaritetin dhe asistencën e menjëhershme në menaxhimin e pasojave të kësaj tragjedie, Duke u udhëhequr nga parimet themelore të drejtësisë, llogaridhënies, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik, Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët miraton këtë: REZOLUTË

  1. Kërkohet zhvillimi i një hetimi të plotë, të pavarur dhe transparent mbi tragjedinë në Koçan, nën drejtimin e institucioneve kompetente, të çliruara nga çdo ndikim politik, me detyrim për informim të rregullt dhe publik të qytetarëve për ecurinë dhe gjetjet e hetimit.
  2. Kërkohet rihapja e hetimeve për tragjeditë e mëhershme, Durmo Turs, Besa Trans dhe Spitali Modular në Tetovë, të cilat së bashku kanë marrë jetën e 135 qytetarëve dhe për të cilat ende nuk është vendosur përgjegjësi institucionale apo individuale.
  3. Kërkohet identifikimi dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësisë, si individuale ashtu edhe institucionale, përmes analizës së thelluar të shkaqeve të dështimeve sistemike, duke adresuar neglizhencën, paaftësinë dhe praktikat korruptive.
  4. Theksohet domosdoshmëria për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmes publikimit të procedurave të inspektimeve, raporteve të kontrollit dhe ndarjes së të dhënave me publikun në mënyrë të rregullt dhe të qasshme.
  5. Kërkohet verifikim i detajuar i pasurisë dhe interesave të të gjithë zyrtarëve përgjegjës dhe inspektorëve, me qëllim të zbulimit të çdo konflikti interesi apo lidhjeje të mundshme korruptive me subjektet e inspektuara.
  6. Rekomandohet ndërmarrja e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme në të gjitha objektet me rrezik të lartë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, veçanërisht në sektorët e gastronomisë, shëndetësisë, arsimit, sportit, transportit dhe ndërtimit.
  7. Kërkohet reformë urgjente e politikës ndëshkimore, që garanton ndëshkime të drejta, të rënda dhe të zbatueshme ndaj të gjithë atyre që, përmes veprimeve apo mosveprimeve të tyre, kontribuojnë në ndodhinë e tragjedive të tilla.
  8. Insistohet në zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë të të gjitha rekomandimeve kundër korrupsionit të dhëna nga Komisioni për Antikorrupsion dhe Enti Shtetëror i Auditimit, pa vonesa, devijime apo selektivitet.

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët riafirmon bindjen se tragjedia e Koçanit nuk duhet të reduktohet në një statistikë të dhimbshme, por të shërbejë si pikë kthese për ndërtimin e një kulture të re të përgjegjësisë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Koha për drejtësi, veprim dhe ndryshim është tani. Miratuar më 06 prill 2025, në Gostivar.

Previous Post

Microsoft gjeneron versionin e dytë Quake me inteligjencë artificiale

Next Post

Ndalim për automjetet e rënda në Strazhë dhe aksin rrugor Mavrovë-Dibër

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

Ndalim për automjetet e rënda në Strazhë dhe aksin rrugor Mavrovë-Dibër

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk