Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Revizioni konstaton parregullsi në Komunën e Haraçinës, Ibrahimi: Fajin e ka ish-udhëheqësia

14/04/2023
Revizioni konstaton parregullsi në Komunën e Haraçinës, Ibrahimi: Fajin e ka ish-udhëheqësia
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Faji për mospagesë të tatimeve nuk është i banorëve të Haraçinës, por i ish-udhëheqësisë së komunës, e cila nuk ka instaluar sistem për t’ua bërë të mundur banorëve pagesën e taksave, tha kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Sipas tij, situata tani ka ndryshuar dhe shumica e banorëve të Haraçinës kanë paguar tatimin e pronës.

“Ju konfirmoj se banorët e komunës sonë janë të vetëdijshëm dhe vullnetarisht deri më tani, një pjesë bukur e madhe vetëm sa kanë bërë pagesën e tatimit të pronës. Në të kaluarën nuk ka pasur një regjistrim të tillë, nuk ka pasur një program të tillë, nuk ka pasur një datë bazë, ne u detyruam që në mënyrë të organizuar, fillimisht duke e selektuar ekipin për këtë drejtim dhe gati se të gjitha pronat, janë vlerësuar dhe janë regjistruar. Janë regjistruar diku 2.091 shtëpi, po presim diku edhe 450 shtëpi të regjistrohen.”, – deklaroi kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

Ibrahimi tha se ka qenë kërkesa e tij që t’i bëhet revizion udhëheqësisë së kaluar të komunës së Haraçinës. Rezultatet, sipas tij janë shqetësuese ku janë detektuar anomali të shumta. Madje, ai shprehet se parregullsitë janë edhe më të mëdha se sa ato që përmenden në opinion.

“Tash po e shohim dhe po dalin në shesh se realisht çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Unë mendoj se shkeljet janë shumë më të rënda se sa për ato që përmendët. Kjo është një mundësi, por edhe vullnet shtesë, edhe për mua si udhëheqës, por edhe në të ardhmen se nuk mundet që keqpërdorimet të kalohen aq lehtë.”, – theksoi kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

Të pyetur rreth raportit të Entit Shtetëror të Revizionit për komunën e Haraçinës, banorët e kësaj komune nuk deshën të komentojnë.

“Nuk di gjë unë, faleminderit, por si di këto.”, – tha një banor.

“Jo si kemi parë.”, – u shpreh një banor tjetër.

Revizori shtetëror në kontrollin e punës së komunës së Haraçinës për vitin 2021 ka konstatuar se nuk paguhen taksa, as tarifa komunale që paguhet gjatë regjistrimit të automjeteve, as tarifa komunale për ndriçim publik. Komuna ka të hyra nga lëshimi i lejeve të ndërtimit në vetëm 5.38 për qind ose vetëm 34.000 denarë nga 623.000 denarë të planifikuara. Këshilli i komunës së Haraçinës i ka shlyer një borxh prej mbi 3.000 euro njërit prej dy kryetarëve, para të cilat ai i ka marrë si avans nga komuna, thuhet në raportin e fundit të Auditorit Shtetëror për komunën e Haraçinës.

Previous Post

Reagon Valdrin Sahiti pas aludimeve për arrestimin e tij

Next Post

Anulohen dy fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shkak erërat e forta

Related Posts

Maqedoni

Udhëheqësit fetarë do të bashkëpunojnë kundër ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

13/05/2025
Aktuale

Kush do ta zëvendësojë Arben Taravarin në Ministrinë e Shëndetësisë?

13/05/2025
Aktuale

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni me njoftim të rëndësishëm për ata që duan të marrin vizë

13/05/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Para zgjedhjeve do të punësohen rreth 2500 të rinj e të reja shqiptare

13/05/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Taravari në asnjë mbledhje të Qeverisë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për balancuesin

13/05/2025
Maqedoni

Janevska: Rriten pagat në arsim, investojmë në infrastrukturë, në programe të reja mësimore dhe tekste shkollore

13/05/2025
Next Post
Anulohen dy fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shkak erërat e forta

Anulohen dy fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shkak erërat e forta

Udhëheqësit fetarë do të bashkëpunojnë kundër ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni

13/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit, reagon për herë të parë Bashkimi Europian: Proces transparent dhe gjithëpërfshirës

13/05/2025

Kosova nënshkruan marrëveshje historike me SHBA-në

13/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk