Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Revizioni: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka problem serioz në funksionimin e saj, kjo paraqet rrezik për vendin

15/01/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim paraqet rrezik për sigurinë e vendit, veçanërisht në kushte të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, ku reagimi i shpejtë dhe efikas është me rëndësi kyçe. Këtë e ka konstatuar Enti Shtetëror i Revizionit, pas kryerjes së revizionit të raporteve financiare bashkë me atë të harmonizimit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për vitin 2023.

Në raportin e publikuar, revizorët kanë numëruar një sërë mangësish, ndërkaq kanë dhënë mendim jo të favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe për harmonizimin me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim përballet me sfida serioze në funksionimin e saj për shkak mungesës së Strategjisë, personelit të kualifikuar dhe menaxhimit joadekuat me pronat dhe pajisjet”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Sipas raportit, Drejtoria që është formuar në vitin 2005 ka nën menaxhim gjithsej 198 objekte, gjegjësisht 100 strehimore dhe 98 hapësira tjera, përfshirë zyra, magazina, garazhe dhe të tjera. Megjithatë, në regjistra janë të evidentuar vetëm 24 apo 12%, për të cilat, madje zyrtarët e Drejtorisë nuk kanë prezantuar as fletëpronësitë.

Për 142 objekte tjera ndërtimore madje nuk është bërë edhe vlerësimi dhe evidentimi edhe pse për këtë është dhënë rekomandim që prej viti 2010.

Revizorët kanë vizituar disa prej strehimoreve të cilat do të duhej të shërbenin për strehimin e qytetarëve, por Drejtoria të njëjtat nuk i mirëmban në vazhdimësi.

“Pjesa më e madhe e strehimoreve janë të bllokuara ose të mbyllura nga pengesat dhe drunjtë dhe mbeturinat gabarite, një pjesë e tyre janë transformuar dhe duken në deponi, ndërkaq disa janë magazina për pajisje të vjetruar. Disa strehimore nuk janë në funksion për shkak të mungesës së sistemit të ventilimit dhe mungesës së rrymës dhe ujit. Njëkohësisht, një strehimore shfrytëzohet privatisht nga një person juridik, për të cilën nuk është dorëzuar dokumentacion për dhënie me qira, e as kemi konstatuar të ardhura përkatëse për shfrytëzimin e saj”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit.

Veç kësaj, një pjesë e pajisjeve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim e cila është e vendosur në magazina, është jofunksionale e papërdorshme, e vjetërsuar, jokompatibile, e pakontrolluar, e paservisuar dhe me afat të skaduar për përdorim. Një pjesë e tyre, madje janë të vjetra mbi 40 vite.

Revizioni, gjithashtu ka konstatuar se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk ka miratuar kritere të shkruara për konstatimin e nevojave dhe prioriteteve për furnizimin e pajisjeve kundër zjarrit dhe mjeteve për fikjen e zjarrit për zjarrfikësit. /Alsat.mk

Previous Post

Zjarret në Los Anxhelos/ Situata mbetet e rrezikshme, shkon në 25 numri i të vdekurve

Next Post

ASH krahu i Selës: Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Next Post

ASH krahu i Selës: Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin

Pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç jep dorëheqjen, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

12/10/2025

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025

Tirana të hënën pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor”

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk