Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

“Reuters”: ShBA-ja i nxiti kurdët e Sirisë që të nënshkruanin pakt me presidentin Sharaa

13/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara i inkurajuan aleatët e tyre kurdë në Siri që ta arrinin marrëveshjen e rëndësishme të së hënës me Qeverinë e Sirisë në Damask, thanë gjashtë burime. Ky pakt mund ta shmangë konfliktin e mëtejmë në pjesën veriore të vendit në kohën e paqartësisë rreth forcave amerikane të dislokuara atje.

Me këtë marrëveshje synohet bashkimi i një shteti të copëtuar nga 14 vjet luftë, duke e hapur rrugën që forcat e udhëhequra nga kurdët, të cilat e kanë nën kontroll çerekun e Sirisë, të bashkohen me Damaskun, bashkë me organet qeverisëse rajonale kurde. Megjithatë, hollësi kyçe për atë se si do të bëhet kjo ende nuk janë zbuluar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjeneral Mazloum Abdi, udhëheqës i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, u dërgua në Damask për nënshkrimin e marrëveshjes të hënën me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, përmes një aeroplani ushtarak amerikan, thanë tri burime.

Tri burime të tjera – zyrtarë amerikanë – thanë se Shtetet e Bashkuara e kishin inkurajuar SDF-në që të lëvizte përpara një marrëveshjeje për ta zgjidhur statusin e vet në Sirinë e re, fokus i bisedimeve që filluan pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor.

“Shtetet e Bashkuara luajtën një rol shumë jetik” – tha një burim i lartë rajonal i inteligjencës.

Burimi i inteligjencës dhe një diplomat me bazë në Damask presin që marrëveshja ta lehtësojë presionin ushtarak të Turqisë ndaj SDF-së, të cilën Ankaraja e cilëson zgjatje të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e ndaluar me ligj në Turqi. Ankaraja e mirëpriti marrëveshjen.

Një zyrtar qeveritar sirian tha se presidenca siriane do të punojë për t’i adresuar çështjet e mbetura mes SDF-së dhe Turqisë.

Uashingtoni ka zhvilluar lidhje të thella me grupet kurde të Sirisë duke dislokuar forca në këtë shtet për të luftuar kundër ISIS-it para një dekade e duke bashkëpunuar me luftëtarët kurdë pavarësisht nga ankesat e Turqisë./Nacionale

Previous Post

Halil Kastrati me mega projekt- Qendër Rezidenciale për Autizëm dhe Sindromë Down për fëmijë dhe të rritur

Next Post

Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Aktuale

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Next Post

Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë

Toshkovski: Do të ketë kallëzime për çdo krim ekologjik që dëshmohet

15/09/2025

James Rubin për UÇK’në: Hashimi nuk ishte përgjegjës – komandantët i tregonin çfarë të bënte

15/09/2025

VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk