Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Rënia e temperaturave rrit numrin e pacientëve, mjekët: Të mos merren antibiotikë pa nevojë

05/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më rënien e temperaturave, rritet edhe numri i të sëmurëve me ftohje dhe viruse të ndryshme.

Mjeku Shpejtim Rexhepi për TVM2 u bën thirrje qytetarëve që në rast të simptomave të para të paraqiten tek mjeku amë për kontroll dhe të mos marrin kokë më vete antibiotikë apo ilaçe të tjera që mund ta ulin imunitetin dhe ta dëmtojnë shëndetin e tyre. Sipas tij, antibiotikët kanë efekte negative dhe kjo nënkupton përveç se mbysin bakteret e dëmshme, shkaktojnë vrasjen e baktereve të dobishme në trupin e njeriut dhe me këtë humb dhe mbështetja që merr nga këto bakterje të dobishme.

Ai potencon se nevojiten më shumë fushata në vendin tonë ku do të jenë të kyçur mjekët, sektori civil dhe mediat për t’u sqaruar qytetarëve dëmin që i shkaktohet shëndetit nëse përdorim pa nevojë antibiotikë.

“Nuk është mirë që antibiotiku të merret kokë më vete apo të merret direkt prej të farmacisti sikur që ne e shohim këtë periudhën e fundit për arsye se mund ta ulim imunitetin kolektiv të shoqërisë tonë, për këtë arsye MSH, në bashkëpunim me mjekët amë dhe me gjithë mjekët e fushave të tjera vendit tonë e kanë akcentin e shtuar dhe vëmendjen që antibiotikët të merren direkt prej te mjeku amë që të mos keqpërdoret dhe mos të bie imuniteti kolektiv i shoqërisë tonë.”, u shpreh mjeku Shpejtim Rexhepi.

Mjeku Shpejtim Rexhepi, thekson se në raste kur pacientët kanë simptome më të rënda dhe nuk ndjehen mirë, atëherë duhet të bëjnë analiza shtesë për të caktuar terapinë adekuate.

“Gjatë ftohjeve të lehta gjithmonë ne japim trajtim simptomatik, në rast se pacientët tek të moshuarit tek gratë shtatzëna dhe tek fëmijët më të vegjël të cilët janë me imunitet më të rënduar tek ata bëjmë analiza laboratorike dhe bëjmë kontrolle mjekësore dhe në bazë të simptomave të tyre dhe të pasqyrës klinike ne vendosim a duhet të jepet antibiotik ose jo. Për këtë arsye mirë është që të konsultohen të gjithë pacientët që I kanë simptomat pak më të vështira dhe më të rënda, mirë është të vizitojnë mjekët amë që të marrin terapinë adekuate.”, tha Rexhepi.

Mjeku Rexhepi rekomandon për kujdes të shtuar në këtë periudhë në prag të gripit sezonal, si veshje me rroba më të trasha, largimi i pijeve të ftohta, larja e duarve, mbajtja e higjienës, evitimi i ambienteve të mbyllura, si dhe përdorimi i ushqimit sezonal me vitamina. /RTVM2

 

Previous Post

Çmim special për aktorin e ndjerë, Luran Ahmeti – “Skupi Festival” ndau çmimet

Next Post

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

05/10/2025
Maqedoni

Çmim special për aktorin e ndjerë, Luran Ahmeti – “Skupi Festival” ndau çmimet

05/10/2025
Maqedoni

Kuvendi heq gardhin rrethues, Gashi: Moment i veçantë në forcimin e lidhjes mes institucioneve dhe qytetarëve

05/10/2025
Maqedoni

Aktivitet sensibilizues i Forumit të Gruas të VLEN-it në Matkë, Elmazi: Shëndeti i gruas është shëndeti i familjes dhe i shoqërisë sonë

05/10/2025
Maqedoni

Vërshimet në Bullgari, Maqedonia e Veriut i del në ndihmë

05/10/2025
Maqedoni

Janevska: Do të trajnohen disa mësues për programin “Aftësi për Adoleshencën”, nxënësit të mbrohen nga duhani dhe drogat

05/10/2025
Next Post

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

Anija humanitare për Gazën, Izraeli nis deportimin e aktivistëve francezë, italianë e grekë

05/10/2025

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A

05/10/2025

Goditet një rrjet ndërkombëtar trafiku në Itali, 13 shqiptarë të arrestuar

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk