Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home OPINIONE

Rënia e Ali Ahmetit bashkë me Kërçovën

03/11/2025

epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gati 24 vitesh dominim absolut, në bastionin e tij historik në Kërçovë, ra papritmas protagonisti kryesor i politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Që prej vitit 2001 ai e sundoi politikën shqiptare pothuajse pa rivalë, ndërsa në parlament, për çudi, asnjëherë nuk e hapi gojën të thotë një “mirëdita” shqip. Ishte një memec për të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, ndërsa Marrëveshjen e Ohrit, këtë “konventë” ndërkombëtare, e lejuan të degradohej në mënyrë të turpshme.

Në anën tjetër, Ahmeti dhe rrethi i tij familjar, vëllezër, nipa, dhëndurë e akraba, u pasuruan si në përralla.

Nga ngritja e Gruevskit te rrëzimi nga Mickoski

Aktet më të rënda politike të Ahmetit lidhen me ngritjen e VMRO-së. Ai ishte njeriu që ndihmoi fashistin e njohur Gruevskin të ngjitej në pushtet, ndërsa sot, ironikisht, nxënësi i tij, Hristijan Mickoski, ishte ai që e rrëzoi përfundimisht Ahmetin, pikërisht me ndihmën e nipit të tij, Fatmir Limanit. Ky i fundit, dikur përfitues i privilegjeve në ELEM dhe zëvendës i Mickoskit, sot e ndihmoi ta përplasë për tokë kreun e BDI-së në vetë Kërçovën e tij.

Humbja e Kërçovës është më shumë se një dështim elektoral, është plagë kombëtare. Mërgata shqiptare, e sinqertë dhe e përkushtuar, do të kishte shpenzuar gjithçka për ta ruajtur këtë qytet, por, flitet, fluturimet e disave nuk ishin pa hile.

Kërçova humbi keq, dhe fajin e bart vetë vota kritike e shqiptarëve.

Mickoski këtë herë ishte në krye të detyrës: i përçau shqiptarët, por ndihmoi edhe dështimi i premtimeve për të përmbajtur kandidatin shqiptar në balotazh.

Në rënien e Ahmetit dhe Deharit ndikuan disa faktorë kryesorë:

El Cheka, kërçovari që nga SHBA publikoi përgjime tronditëse për pushtetin e BDI-së, përgjime autentike edhe pse disa të fundit kontestohen nga BDI.

Albin Kurti, i cili me popullaritetin e tij ndikoi drejtpërdrejt në rënien e dominimit të BDI-së, duke e forcuar opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Vota kritike shqiptare, që këtë herë shkoi për kandidatin maqedonas.

As Edi Rama, as partitë e Kosovës, as televizioni servil “Uskana” e as “Gurra” nuk mundën ta shpëtonin këtë herë projektin e Ahmetit, të Ramës e Vuçiqit, Ballkanin e Hapur.

Sikur Ali Ahmeti të kishte punuar për shqiptarët një të katërtën e asaj që punoi për shtetin maqedonas (që tash po e hedh poshtë pas shfrytëzimit maksimal), sot nuk do të ishte në këtë derexhe. Ai i la të pazgjidhura rastet më të rënda të historisë shqiptare në Maqedoni, “Monstra”, “Alfa”, “Sopoti”, “Kumanova” dhe kjo vjen si pasojë e mosinteresimit apo paaftësisë politike.

Në vend të përmendoreve për heronj, Ahmeti ngriti një “nënë shqiptare pa emër” në Zajaz, një monument pa shpirt që s’i përngjan nënave shqiptare, ndërsa fshatarët përreth vuajnë për rrugë, ujë e ndriçim.

Kjo është metafora më e dhimbshme e qeverisjes së tij: shkëlqim në kodër, varfëri në tokë.

Ndihma kritike që Fatmir Limani i dha Mickoskit është e dukshme. Por, sa mund t’i besohet Mickos? Limani deklaron se “arritjet etnike nuk do të cenohen” dhe se “nuk do të ketë revansh”. Ai është i vetmi politikan që gjatë fushatës përdori të dy gjuhët, duke promovuar bashkëjetesën, gjë që mund ta bëjë të lavdërohet nga disa dhe të anatemohet nga të tjerë.

Tradhti apo realitet?

Kërçova nuk e meritoi këtë humbje të papritur e turpëruese. Dyshimet do të mbeten gjatë:

a pati tradhti në këto zgjedhje, apo ky është realiteti i hidhur që politika e Ahmetit krijoi për dy dekada? (Bota Sot, Ramazan Bekteshi)

Previous Post

Limani: Mbetem garanti se asnjë arritje etnike nuk do cenohet

Next Post

Arben Taravari: “Kemi më shumë vota popullore, por pa kryetarë – koha do tregojë nëse fituan shqiptarët!”

Related Posts

OPINIONE

Liridona Beqiri: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut- Jo thjesht një votë, por një shuplakë! Nga mit në krizë: anatomia e rënies së BDI-së

03/11/2025
Aktuale

Zgjedhjet që ‘tronditën’ BDI-në, vjen paralajmërimi i fortë: Fundi i epokës së Ali Ahmetit, tani koha e…!

24/10/2025
OPINIONE

Drita Beqiri: Bujar Osmani, kandidati për Çairin i cili turpërohet nga BDI-ja dhe nga e kaluara e tij politike

26/08/2025
OPINIONE

Latif Arifi: BDI nuk mund të fshihet pas propagandës kur faktet flasin vetë!

24/08/2025
Maqedoni

Hasim Memishi – Sopi me reagim thumbues: 20 vjet funksionar, s’bëre asnjë punë, tani të duken gjërat keq…

15/08/2025
OPINIONE

Numri i shqiptarëve në Maqedoni që nuk u ditë kurrë!

14/08/2025
Next Post

Arben Taravari: “Kemi më shumë vota popullore, por pa kryetarë – koha do tregojë nëse fituan shqiptarët!”

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025

Ky është serbi që u plagos nga xhandarmeria serbe, avokati fajëson Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

03/11/2025

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk