Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

​“Rëndohet” shporta e konsumatorit, kosovarët kërkojnë nga qeveria të merr masa

11/08/2024
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e çmimeve të konsumit po e bën jetesën më të vështirë për qytetarët e Kosovës. Ata shprehin shqetësim për çmimet e larta të artikujve, duke i konsideruar si të papërballueshme në krahasim me të ardhurat e tyre. Pagat e ulëta dhe rritja e importit përmenden si faktorë kryesorë që po ndikojnë negativisht në standardin e jetesës.

Agjencia e Statistikave të Kosovës të premten ka njoftuar se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 2.2% në korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë 2023. Inflacioni mujor ishte 0,3% në korrik 2024.

Qytetari Ukë Stojki për KosovaPress thotë se çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur përtej normales. Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i rrisë pagat.

“Na mbytën, por edhe po vjedhin boll. Nuk ka market, që kur shkon tek arka nuk të vjedhë. Edhe i kanë shtrenjtuar çmimet përtej se që duhet. Unë me një pension, para 10 viteve, ma kanë vrarë gruan, e kam marr pensionin e gruas, 168 euro. Më të forta kanë qenë para pesë vjetëve 168 euro se sot 1 mijë euro. Te cilat produkte po vëreni shtrenjtim? Të gjitha, nuk mund t’i ndaj. Na kanë mbytur…Le t’i rritë rrogat (qeveria), t’i lërë çmimet kështu, por t’i rritë rrogat”, tha Stojki.

Edhe Mexhit Jetullahu vlerëson se çmimet nëpër makete janë tepër të larta. Ai thotë se pa ndihmën financiare të familjes, nuk do të mund t’ia dalë.

“Ekstrem shtrenjtë. Ne po i dëgjojmë edhe këta të diasporës, çmimet nëpër markete, ushqimi barabartë me perëndim. Të ardhurat tona dhe të perëndimit dallojnë, por çmimet janë të njëjta. A keni vështirësi në blerje? Po, kemi…Unë për shembull jam pensionist. (Nëse) nuk më ndihmojnë familja e djemtë, unë edhe barnat nuk mund t’i paguaj…Shteti këto gjëra duhet t’i rregullojë me politika”, thekson Jetullahu.

Rasim Hajdari thekson se çmimet janë të papërballueshme në krahasim me të ardhurat. Ai thotë se qeveria duhet të ndërmerr hapa për uljen e tyre si dhe të zvogëlojë importin.

“Po, të larta janë, marrë parasysh kualitetin janë të larta, kualitetin e kanë të dobët…A mendoni që janë të përshtatshme çmimet e artikujve ushqimorë nëpër markete krahasuar me pagat e qytetarëve? Jo more çfarë, nuk janë të përshtatshme aspak, janë tepër të larta. Krahasuar me standardet çfarë janë, është e papërballueshme…E vështirë është…(Qeveria) të ndikojë me subvencione për t’i ulur çmimet, do të kishte qenë më mirë dhe t’i merr produktet vendore. Këto produktet që po vijnë prej shteteve fqinje, i rrisin çmimet”, shprehet Hajdari.

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku shprehet skeptik se do të ketë ulje të çmimeve të produkteve. Ai potencon se rritja e çmimit të konsumit po i dëmton konsumatorët dhe se qeveria duhet të merr masa socio-ekonomike për përkrahjen e shtresave më të rrezikuara.

“Çdo rritje e çmimeve, në veçanti rritja e çmimit të artikujve të shportës së konsumit ditor, e në veçanti nëse nuk përndiqet me hapa korrektë e konkretë të rritjes analoge të të ardhurave, natyrisht që e dëmton jo pak, por shumë qytetarin konsumator dhe familjen konsumatore…Është shumë është e vështirë të imagjinojmë se do të ketë ulje, sepse çmimet janë sikur orteku i borës, kur nisen nuk ka fuqi që i ndalë. Por, e vetmja përgjigje është që qeveria të merr masa socio ekonomike për përkrahjen e shtresave më të rrezikuara”, thekson Kaçaniku.

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj në një prononcim për KosovaPress thotë se rritja e çmimit të shportës së konsumit në vazhdimësi e ka rënduar jetën e qytetarëve. Sipas tij, pagat e ulëta dhe rritja e importit janë faktorët kryesorë që po ndikojnë në këtë situatë.

Kadrijaj thotë se ky raport duhet të jetë alarm për qeverinë për të ndërmarrë masa.

“Rritja e çmimit të shportës së konsumit në vazhdimësi e ka rënduar jetën e qytetarit për fat jo të mirë. Këtu kemi dy anë që duhet t’i cekim, pagat janë të ulëta, por duhet ta kemi të qartë se importi është indikatori më i madh që ndikon edhe jetën ekonomike dhe të qytetarit në vend. Për fat jo të mirë, deri më tani gjithmonë po e kemi importin jashtëzakonisht të lartë, të përshkallëzuar…Çdo qeveri gjithmonë trumbetuar që do të punojë në këtë drejtim, po ashtu edhe kjo qeveri, pa ardhur në pushtet, gjithmonë ka proklamuar buxhetin e tatime të prodhimit vendor, por për fat jo të mirë, kjo qeveri tani kur flasim gjithmonë krekoset përmes doganave se po e mbushin arkën e shtetit. Në momentin që mbushet përmes doganave, është fakt që po dëmtohen bizneset dhe prodhimet vendore, sepse kemi import të lartë…Duhet të jetë alarm për qeverinë aktuale që ta ndryshojë këtë raport”, potencon Kadrijaj.

Në njoftimin e ASK-së thuhet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në korrik të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve (22%); kafe, çaj dhe kakao (7,7%); peshq (7,7%); pije alkoolike (7,2%); pemë (6,3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,9%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (5,6%); veshje (4,9%); kujdes personal (4,3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,7%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (3,6%); bukë dhe drithëra (3,1%); duhan (2,7%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2,1%); prodhime ushqimore (2,1%); shërbime hoteliere (1,9%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (1,8%); pajisje shtëpiake (1,5%); mish (1,4%); energji elektrike (0,9%); dhe qumësht, djathë dhe vezë (0,3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-5,2%) me një ndikim prej (-0,2 për qind) në IHÇK./kosovapress

Previous Post

Gjenden trupat e 62 të vdekurve pas rrëzimit të avionit në Brazil

Next Post

Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post

Ancelotti aprovon shitjen e dy yjeve të Real Madridit

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk