Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”

07/03/2023
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 6 mars 2023, e ka shënuar 10-vjetorin veprimtarisë së tij arsimore-shkencore. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të njohura nga jeta publike, rektorë universitetesh, hulumtues shkencorë, veprimtarë të arsimit nga Kosova dhe me gjerë.
Universiteti i Tetovës në këtë ngjarje është përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti. Ai në këtë ceremoni i ka uruar drejtuesit e këtij institucioni në 10-vjetorin e themelimit të Universitetit, që e mban me krenari emrin e profesor Fehmi Aganit, njërit ndër intelektualët e shquar të Kosovës.
Në fjalën e tij para auditorit, Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti ka theksuar se të gjitha institucionet arsimore dhe kulturore të Kosovës, mbajnë vulën intelektuale dhe profesionale të profesor Fehmi Aganit, i cili ishte bashkëthemelues i institucioneve bazike arsimore të Kosovës si, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës me fakultetet përkatës, si dhe themelues i Katedrës së Filozofi-Sociologjisë.
“Si një njeri i lidhur ngushtë me idealin e një Kosove të lirë dhe të pavarur, dhe një prej pionierëve të lëvizjes për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, ka qenë iniciator dhe përkrahës i lëvizjeve politike për çlirimin e Kosovës, që nga debatet për republikën, Kushtetutën e vitit 1974 e deri te themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Një mbështetës i madh i pluralizmit politik, i cili lëvizjen politike e nxori nga paqartësitë e ilegalitetit dhe e bëri lëvizje properëndimore, që kulmoi me Pavarësinë e Kosovës. Por, një fjalë e urtë popullore thotë: “Armiku nuk fle”, ndaj Fehmi Aganit iu bë atentat politik, por emri dhe kontributi i tij u përjetësua në kujtesën tonë, duke na lënë pas një trashëgimi të madhe në fushën e arsimit të lartë dhe politikës”, deklaroi Rektori i UT-së.
Referuar themelimit të Universitetit të Tetovës, në vitin 1994, ai veçoi se UT u ngrit si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta, vendosmërisë së fuqishme të intelektualëve shqiptarë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, për t’i hedhur bazat e arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, në ato treva me tradita arsimdashëse dhe patriotike, ku si askund tjetër në botë, arsimi në gjuhën amtare, sidomos arsimi universitar për dekada të tëra ishte i ndaluar.
“Duke hedhur një vështrim pas në histori, duke parë rrugëtimin e gjatë, pikënisjet dhe aty ku kemi mbërritur, ndihem krenar për faktin se sot, edhe pas tejkalimit të sfidave ekzistenciale vazhdojmë të bashkëpunojmë fuqishëm mes vete, fakt i cili dëshmohet edhe nga bashkëpunimi mes dy universiteteve tona, bashkëpunim me një traditë të gjatë, i konkretizuar me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që prej viteve të para të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, i cili përbën një partneritet të rëndësishëm në fushën e arsimit të lartë mes dy universiteteve të shqiptarëve, por edhe në rajon. Duke synuar në përmirësimin e shkëmbimeve të studentëve dhe të stafit akademik në zhvillimin e projekteve bashkëpunuese në fushat e kërkimit shkencor, punojmë të jemi një shembull i mirë bashkëpunimit vëllazëror e rajonal, për ta ngritur arsimin shqiptar në nivelet më të larta”, u shpreh Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Rektor i UT-së.
Në përmbyllje të fjalës së tij, ai nënvijëzoi se arsimi ka rolin kryesor në zhvillimin e kombeve, vlerave kulturore dhe historike, ndaj sot, ne përkulemi me respekt në shenjë nderimi për të gjithë ata që me përpjekjet e tyre realizuan ngritjen e këtij tempulli që ka për mision arsimimin, edukimin, emancipimin shoqëror, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e Republikës së Kosovës.
Në këtë përvjetor të Universitetit “Femi Agani”, ish-Komandantit Suprem të NATO-s, Wesley K. Clark, iu nda titulli doktor nderi i shkencave “Doctor Honoris Causa”.
Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Fehmi Agani” nga Gjakova, kohë më parë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të së cilës kanë realizuar disa projekte të përbashkëta në lëmin e kërkimeve shkencore, por edhe në veprimtari të tjera me interes të ndërsjellë.

Previous Post

BDI: Realizojmë projektin historik Korridori 8 dhe 10D

Next Post

Dita e mësuesit, Komuna e Çairit shpalli qytetar nderi pronarin e Eftinija Impex, Selman Imerin për kontributin në arsim

Related Posts

Maqedoni

LSDM: Kemi dëshmi per korrupsion prej 350 mijë euro te Maksim Dimitrievskit

09/05/2025
Maqedoni

Blerant Ramadani kandidat i ASH-së për komunën e Sarajit

09/05/2025
Maqedoni

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, takohet me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti: Fokus në zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

09/05/2025
Maqedoni

Dikur rival në politikë, Bardhyl Mahmuti sot takoi Ali Ahmetin

09/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Mjedisi i pastër është prioritet i yni i përbashkët – “Fundjava e Pastrimit” është shembull i vlerave evropiane në praktikë

09/05/2025
Maqedoni

VLEN: Urime 9 Maji – Dita e Evropës!

09/05/2025
Next Post
Dita e mësuesit, Komuna e Çairit shpalli qytetar nderi pronarin e Eftinija Impex, Selman Imerin për kontributin në arsim

Dita e mësuesit, Komuna e Çairit shpalli qytetar nderi pronarin e Eftinija Impex, Selman Imerin për kontributin në arsim

EVN bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik „Generallka vikend 2025“

09/05/2025

LSDM: Kemi dëshmi per korrupsion prej 350 mijë euro te Maksim Dimitrievskit

09/05/2025

Blerant Ramadani kandidat i ASH-së për komunën e Sarajit

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk