Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Reflekton drejtoresha e Gjinekologjisë së Çairit, kamerat “përgjuese” nuk do të lëshohen në përdorim!

30/12/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Pas raportimit të TV21 se në Spitalin e Gjinekologjisë janë vendosur kamera të reja që kanë të integruar mikrofon për incizim të zërit, reflekton drejtoresha e këtij spitali Pranvera Izairi. Ajo tha se nuk do të vihen në përdorim derisa të marrin mendim zyrtar nga Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale.

 “Kamerat nuk do të lëshohen në funksionim pa e marr përgjigjen pozitive nga Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale. Do të thotë ne në çdo moment presim përgjigje pozitive dhe do të kemi. Pastaj kamerat do të lëshohen në përdorim në atë moment që do ta marrim përgjigjen prej tyre”, tha

Pranvera Izairi, drejtoreshë e Spitalit Gjinekologjik “Nënë Tereza” Çair.

Sipas specifikave të tenderit të 2024, kamerat e reja kanë mikrofon, duke shtuar dilemat tek personeli mjekësor dhe i pacientëve përse duhet të bëhet një përgjim i jashtëligjshëm.

Drejtoresha Izairi e pranon se kamerat përmbajnë edhe mikrofon, por thotë se zëri nuk do të regjistrohet.

 “Specifikimi është e vërtetë se i përmban mikrofonat e integruar, edhe specifikacioni paraprak i ka pasur mikrofonat e integruar por nuk do të thotë se ato do të përdoren. Ato nuk do të përdoren! Kamerat e reja edhe të vjetrat që janë në përdorim nuk do ta regjistrojnë zërin”, shtoi Pranvera Izairi, Drejtoreshë e Spitalit Gjinekologjik “Nënë Tereza” Çair.

Edhe ministri i Shëndetësisë tha se nuk guxon asnjë institucion shëndetësor publik të ketë kamera për regjistrim të zërit. Arben Taravari tha se duhet të rishikohet tenderi për të marrë masa.

 “Ju lutem, bisedoni me drejtoreshën! Nuk besoj se kurrë se do të mund të ndodh kjo. Nëse ka diçka të tillë është serioze dhe atëherë mund të mendojmë edhe për hapa tjerë, eventualisht!”, deklaroi Arben Taraavri, ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe TV21 pyeti Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale, nga ku thonë se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për mendim nga gjinekologjia në fjalë.

Nga atje thonë se shkelja është bërë qysh në procedurën e tenderimit, ku mendimi për cenim eventual të privatësisë është dashur të merret para se të vendosen kamerat nëpër objekt.

Ndonëse në planin vjetor nuk kanë qenë të parapara vendosje të reja të kamerave, drejtoresha Izairi ka ndarë 20 mijë euro nga buxheti i spitalit për 22 kamera, pajisje për ruajtjen e video-materialeve dhe për evidencë të të punësuarve dhe instalim të tyre.

TV21 siguroi edhe tendera të viteve të kaluara, kur janë vendosur kamerat e vjetra por të njëjtat nuk kanë pasur mikrofon.

Previous Post

Arratisja e Grubit, ja si e komenton Ambasadorja Amerikane Ageler

Next Post

VLEN zgjidh statusin e punonjësve dhe artistëve të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

VLEN zgjidh statusin e punonjësve dhe artistëve të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk