Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

‘Reflektimeve parisiane’, Dita Starova Qerimi: Arti ende i afron njerëzit fizikisht – në galeri e muze

22/03/2024
‘Reflektimeve parisiane’, Dita Starova Qerimi: Arti ende i afron njerëzit fizikisht – në galeri e muze
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në emër të Galerisë Nacionale drejtoresha Dita Starova Qerimi para të pranishmëve mbajti fjalim përshëndetës në hapjen e ekspozitës “Reflektime parisiane 3”, projekt në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup, gjegjësisht me Ambasadën
Franceze.
Pjesa e parë e ‘Reflektimeve parisiane’ e vitit 2022 dhe pjesa e dytë e ‘Reflektimeve parisiane’ e vitit të kaluar 2023 u ekspozuan në hapësirën e njëjtë. Shkasi i këtij evenimenti është shënimi i Ditëve të Frankofonisë, manifestim tradicional i
bashkëpunimit që ofron mundësi të vazhdimësisë së rrjetëzimit kulturor ndërmjet dy vendeve dhe kultivimit të marrëdhënieve miqësore. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe bashkëpunimit me institucionet tjera kulturore, përzgjedhja nga dy edicionet e
para, në nëntor të vitit 2023, u prezantua në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir. Në organizimin për pjesëmarrjen si mysafir e ‘Reflektimeve parisiane 1 dhe 2’ në qytetin e konsujve u përfshinë Konsullata Franceze dhe Aleanca Franceze. Njoftojmë se
edhe cikli i tretë do të jetë mysafir në Manastir, në vitin 2024.
“Reflektimet parisiane 1” i prezantoi themeluesit e mendimit modern, përkatësisht bashkëkohor maqedonas, të cilët një pjesë të krijimtarisë së tyre e kanë përkufizuar përmes qëndrimeve studimore dhe specializimeve në qendrën e artit – Paris,
përkatësisht në komunitetin ndërkombëtar të shënuar me sintagmën Shkolla e  Parisit. U ekspozuan artistët maqedonas: Martinoski, Liçenoski, Pandillov Avramovski, Vlladimirski, Llazeski, Stefanova, Todorovski, Koco dhe Stefanova.
Pjesa e dytë e ‘Reflektimeve parisiane’ i referohej brezit të dytë të autorëve të lindur deri në vitin 1930, të cilët janë përfshirë në përkufizimin e skenës së artit te ne pas Luftës së Dytë Botërore, në dekadën e 6-të dhe pjesërisht në dekadën e 7-të të shekullit të 20-të: Vangell Koxhoman, Popoviq – Cico, Traikovski, Kondovski, Shijak, Mazev, Kunovski, Petlevski, Velkov, Korubin, Ivkoviq, Llozanoski, Gjorgjievski, Jançevski dhe autodidakti Naumovski, si dhe artisti francez Kllod Derven, i cili kohët e fundit ka vepruar në Maqedoni.
Në edicionin e tretë të ‘Reflektimeve parisiane’ janë prezantuar vepra nga brezi i tretë i artistëve maqedonas që kanë realizuar qëndrim studimor në Cite des Arts në Paris, një pjesë si fitues të çmimit të atëhershëm shtetëror ‘Mosha Piade’, por edhe përmes specializimeve dhe plotësimit të arsimit, ekspozitave ose në një mënyrë të caktuar, në një pjesë të krijimtarisë së tyre kanë qenë të lidhura me qendrën e artit botëror – Parisin. Me këtë, secili me kredon e tij krijuese të dallueshme, ka ushtruar ndikim në zhvillimin e artit maqedonas, veçanërisht në sferën e përcjelljes dhe thellimit të ndikimeve të enformelit,
surrealizmit, figuracionit të ri, gjeometrizmit dhe tendencave të tjera aktuale botërore. Në këtë përzgjedhje përfshihen autorë që kanë lindur pas vitit 1930, që e kanë përkufizuar skenën e artit te ne në dekadën e shtatë dhe të tetë të shekullit të 20-të, si
dhe janë të rëndësishëm për veprimtarinë e tyre pedagogjike (shumë prej tyre në veprimtarinë e tyre krijuese edukojnë edhe breza artistësh të rinj si profesorë në Akademinë e Artit Figurativ në Shkup): Nove Frangovski, Dushan Perçinkov, Rodoljub
Anastasov, Tanas Lulovski, Risto Kallçevski, Ana Temkova, Gligor Çemerski, Dragutin Avramovski – Gute, Kiril Efremov, Aleksandar Risteski, Vasko Tashkovski, Kiril Gegoski, Milosh Koxhoman , Violeta Çaule, Rubens Korubin, Done Miljanovski, Bllagoja Nikollovski (piktorë), Boro Mitriqeski, Stefan Manevski, Vasil Vasilev, Dragan Poposki Dada, Boris Nikollovski (skulptorë).
Të gjitha veprat e prezantuara janë pjesë e Koleksionit të Galerisë Nacionale. Nëpërmjet veprave të prezantuara ndihen Reflektimet e një kohe, veçanërisht në sferën e përcjelljes së ndikimeve në të dy boshtet e kundërta – arti abstrakt dhe arti figurativ. Legatin e Shkollës Ndërkombëtare të Parisit e ndiejmë edhe sot e kësaj dite, veçanërisht përmes qëndrimit të një numri të madh artistësh maqedonas të të gjitha brezave në Cite des Arts, sepse arti ende i afron njerëzit fizikisht – në galeritë, muzetë, hapësirat për performim – dhe kulturalisht, gjë që dëshmon për lidhjet e forta miqësore që frymëzojnë të menduarit
dhe formimin e lidhjeve nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja…
Shpresoj se edhe më tutje do ta vazhdojmë historinë tradicionale, përmes bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore me Francën, e cila ka një traditë jashtëzakonisht të madhe në ruajtjen, kultivimin dhe studimin e proceseve demokratike në kulturë, theksoi Dita Starova Qerimi.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 20 prill 2024.

Previous Post

Bajerni cakton çmimin e Kimihut, “tremb” sërish Barcelonën

Next Post

Gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit mund të shkaktojnë dëme të mëdha për shëndetin tuaj

Related Posts

Maqedoni

Gashi: Nuk ka arritur dorëheqja e Taravarit, nuk ka as propozim për guvernator

15/05/2025
Maqedoni

Kreu i Këshillit të BE-së, Antonio Koshta në Shkup, në takim me kryeministrin Hristian Mickoski

15/05/2025
Maqedoni

Kreshnik Bekteshi lirohet nga paraburgimi, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

15/05/2025
Maqedoni

MPB me thirrje për maturantët: Festoni pa makina, alkool dhe lëndë narkotike

15/05/2025
Maqedoni

BDI shpreh zhgënjimin e thellë për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga pozitat e rëndësishme shtetërore

15/05/2025
Aktuale

Moti me diell dhe vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 26 gradë

15/05/2025
Next Post
Gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit mund të shkaktojnë dëme të mëdha për shëndetin tuaj

Gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit mund të shkaktojnë dëme të mëdha për shëndetin tuaj

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025

Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte në Zveçan, Prokuroria jep detajet

15/05/2025

Gashi: Nuk ka arritur dorëheqja e Taravarit, nuk ka as propozim për guvernator

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk