Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

25/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi përmes një tjetër komunikate zyrtare ka bërë me dije se do të luajnë finalen e nesërme (e shtunë) ndaj Barcelonës.

Pati thashetheme të shumta në qarkullim se ‘Los Blancos’ do të refuzojnë të futen në fushë ndaj Barcelonës, pas deklaratave të gjyqtarit Ricardo De Burgos Bengoetxea.

Drejtuesit e klubit madrilen i quajtën këto thashetheme si të pabaza, duke bërë me dije se klubi nuk e ka menduar në asnjë moment tërheqjen nga finalja.

“Në dritën e thashethemeve që kanë dalë në orët e fundit, Real Madrid CF njofton se skuadra jonë nuk e ka konsideruar kurrë tërheqjen nga finalja e nesërme”.

“Klubi ynë e kupton se deklaratat e pafat dhe të papërshtatshme të bëra nga gjyqtarët e caktuar për këtë ndeshje, të bëra 24 orë para finales, nuk mund të njollosin një ngjarje sportive me rëndësi globale që do të ndiqet nga qindra miliona njerëz, dhe nga respekti për të gjithë tifozët që planifikojnë të udhëtojnë për në Sevilje dhe të gjithë ata që janë tashmë në kryeqytetin andaluzian”.

“Real Madrid beson se vlerat e futbollit duhet të mbizotërojnë, pavarësisht armiqësisë që është shfaqur edhe njëherë ndaj klubit tonë sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen”, thuhej në komunikatën e Real Madridit.

Kujtojmë se finalja e madhe do të luhet me fillim nga ora 22:00 në ‘La Cartuja’ të Sevillas./Telegrafi/

Previous Post

FFM ia heq 9 pikë Voskës, e dënon me 7500 euro dhe e pezullon Nefi Useinin

Next Post

Ibrahimi: 107000 Votat shqiptare u tradhtuan për interesa personale!

Related Posts

Sport

Allegri dhe Chivu, trajnerët që iu kthyen besueshmërinë klubeve milaneze

04/11/2025
Sport

Është në vitin e fundit të kontratës, por Lewandowski s’është i turbulluar: Jam i qetë për të ardhmen…

04/11/2025
Sport

Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish

04/11/2025
Sport

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

04/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Next Post

Ibrahimi: 107000 Votat shqiptare u tradhtuan për interesa personale!

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk