Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League kundër Chelseat.
Ekipi spanjoll fitoi 2 me 0 ndaj Bluve të Londrës, në një ndeshje tejet interesante.
Në pjesën e parë ishte Karim Benzema ai që shënoi golin e parë në këtë ndeshje.
Kurse në pjesën e dytë Marco Asensio shënoi për shifrat 2 me 0.
Në pjesën e parë ishte Karim Benzema ai që shënoi golin e parë në këtë ndeshje.
Kurse në pjesën e dytë Marco Asensio shënoi për shifrat 2 me 0.
Kujtojmë që Chelsea mbeti me një lojtar më pak në minutën e 59’të, ku Ben Chilwell u ndëshkua me direkt karton të kuq.
Ndeshja e kthimit mes Chelseat dhe Real Madrid zhvillohet javën tjetër (të martën) në “Stamford Bridge”.